• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pensionet e “humbura” të fshatit/ Kondi: S’do kenë influencë të madhe në buxhet. Shkurtohen kostot, abuzimet të vogla

by S T
24/01/2025 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti fiskal Ramadan Kondi foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi procesin e njohjes nga shteti të viteve të “humbura” të punës gjatë kohës së diktaturës. Ai theksoi se procesi nuk do ketë një ndikim financiar të madh në buxhet. Sipas Kondit abuzimet që mund të bëhen nga individët do jenë minimale dhe të pallogaritshme në raport me të vërtetën, ndërkohë që do pakësohen edhe kostot.

“Sa i përket dosjeve s’mund të themi se ka ndonjë evidencë të saktë. Nuk mund të themi dot ekzaktësisht sa mund të jenë. Nuk do ketë influencë financiare shumë të madhe në buxhet. Ka një VKM që të gjitha problemet që krijohen në raport me shtetin mund të ndiqen të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në këto kishte numri i atyre që kërkojnë këto të drejta në rrugë gjyqësore, është shumë i madh. Po bllokojmë edhe gjykatat me veprime të tilla. Janë dosje pa fund që flenë. Në periudhën e komunizmit nuk të linte njeri pa punë. Për nëpunësit nuk diskutohet fare fare.
Por edhe për kooperativistët. Edhe fëmijët gjatë pushimeve detyroheshin në të gjitha format për të punuar. Sa i takon ndërmarrjeve shtetërore para datës 1 janar 1994 nuk kemi më listë pagash, por paga referuese.

Të gjitha vitet para vitit 1993 nuk kanë ndonjë peshë shumë të madhe në bazën e vlerësueshme. Sado t’i indeksosh atëherë nuk shkojnë më shumë se 400-500 lekë të vjetra. Është për të ardhur keq që futemi për të bërë një ligj, shikojmë një pjesëz dhe harrojmë tërësinë. Kontributi atëherë derdhej në totalin e ditëve të punës dhe në grup. Dëmtohen ata që e kanë filluar punën shumë shpejt, që 15 vjeç. Thuhet që gjithë atyre që kanë mbaruar shkollën e lartë, u njihet nga koha që kur janë diplomuar deri kur ka dalë ligji në vitin 1993.

Diploma quhet kur ke mbrojtur temën, ndërkohë që është bërë një vit stazh. Nuk është cilësuar që me ligje të veçanta që femrave u njihet si periudhë vjetërsie edhe periudha e shkollës së lartë, që duhej vënë në ligj. Bëhen vetëm tre dokumente dhe përgjegjësinë e mban vetë individi. Administrata e sigurimeve shoqërore lehtësohet shumë në arkiva dhe letra pa fund.

Abuzimet në raport me të vërtetën e asaj periudhe mund të jenë minimale dhe të pallogaritshme. Kostot që mund të pakësohen mbulojnë këto gabime minimale. Janë tre dokumente të thjeshta. Paga referuese është e caktuar. Po pate titullin agronom, pagën e kanë një lloj të gjithë. Si dokument bazë është marrja diplomës. Nuk është ndonjë gjë që mund të na krijojë probleme financiare. Nuk ekzistojnë vitet ku shteti nuk ka ruajtur arkivat dhe individi s’ka përgjegjësi”.

Next Post
“Nuk kemi luksin të festojmë”/ 8 Dhjetori, të rinjtë e PD marshim-protestë në Tiranë, thirrja për qytetarët

Primaret në PD/ Romeo Kara: Fitojnë servilët! Berisha po gjen alibinë për të justifikuar humbjen në 11 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In