• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pengu i 27 viteve, nëna rrëfen takimin me djalin e vdekur në botën e ëndrrave

by A R
01/12/2024 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

27 vite më parë, familja e Fluturës u prek nga një tragjedi, humbja e djalit të madh, Admirit në moshën 22-vjeçare. Nëna ndau me “Ka Një Mesazh Për Ty”  nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, kujtimin e hidhur të  ditës së fundit me të birin, mëngjesin kur ajo e përcolli për në punë duke i kënduar dy këngë vaji pa e ditur se mbrëmja nuk do ta sillte në shtëpi.

Admiri humbi jetën në një aksident atë mbrëmje dhe për familjen ishte një goditje e  rëndë. Punëdhënësi i djalit, Ilir Harxhi qe personi që jo vetëm kujdesej për Admirin kur ishte gjallë, por edhe atë ditë të trishtë ai e respektoi deri në fund duke paguar çdo shpenzim. Pas 27 vitesh, Fluturën e  ka sjellë në studio një peng në trajtën e një ëndrre.

Flutura: Unë sivjet e pashë në ëndërr. Sikur isha atje ku u rrit te shtëpia, më kishte kthyer shpinën. I thashë unë pse më ke kthyer shpinën? Po punonte me lopatë. Çfarë ke i thashë unë, kthehu të të shoh. “Jo, më lër rehat se po punoj për Ilirin”, tha.

Ardit Gjebrea: Si për Ilirin?

Flutura: Nuk e di, ja aq më tha. “Po punoj për Ilirin, më lër se jam duke punuar për Ilirin”, tha. Edhe unë u zgjova, thosha unë pse… faktikisht mua m’u sëmur burri pasi djali vdiq, kaloi depresion dhe ashtu vdiq, i sëmurë. Shëtita nëpër spitale me atë dhe u shkëputa nga Iliri.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti the që Iliri ka ndenjur tri ditë e tri net aty.

Flutura: Tri ditë e tri net bashkë me të gjithë njerëzit aty. Atë ditë që vdiq çuni, mua më binte të fikët herë pas here, nuk isha në vete. Burri me një tronditje, me gjithë funeralin, me gjithë ato të çunit, ai e dinte se ne ishim keq nga gjendja ekonomike se ata qanin hallet, i tregonte djali, i dinte. I ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet, me funeral, me arkivol, me drekën që kemi dhënë, kishte mbi 200 vetë, i ka paguar komplet Iliri dhe nga hallet që kam pasur dhe problemet, nuk m’u dha mundësia të shkoj e t’i them Ilirit të paktën t’i kisha larë ato të drekës  apo.. gjithmonë e kisha peng, arkivoli i çunit pa paguar. Nuk m’u dha mundësia.

/a.r

Next Post
Gentrifikimi, çmimet e larta të banesave dhe sfida e strehimit social në Shqipëri

Gentrifikimi, çmimet e larta të banesave dhe sfida e strehimit social në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

September 24, 2026
Mashtroi një person dhe i mori mbi 6 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari

Policia aksion në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

September 24, 2026
Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

September 24, 2026
Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)

Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)

September 24, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Shqipëria rritet, por ngadalë, BERZH parashikon PBB 3.5% edhe për vitin e ardhshëm!

September 24, 2026
Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

September 24, 2026
Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

September 24, 2026
Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

September 24, 2026
Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com