• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gentrifikimi, çmimet e larta të banesave dhe sfida e strehimit social në Shqipëri

by Joleza Koka
01/12/2024 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Joleza Koka*

Tema të tilla si gentrifikimi, çmimet e larta të banesave dhe mungesa e strehimit social janë çështje thelbësore që kërkojnë adresim në fazat më të hershme të zhvillimit urban. Përvoja e qyteteve të tjera ka treguar se zhvillimi i pabalancuar urban, i cili favorizon përfitimet ekonomike mbi drejtësinë sociale, ka pasoja të thella për komunitetet lokale. Në shumë raste, zhvilluesit prioritarizojnë ndërtimin e rezidencave luksoze, duke lënë pas dore strehimin social ose duke e hequr atë tërësisht nga projektet e tyre për të maksimizuar përfitimet.

Shembull konkret janë Londra e New York duke treguar se gentrifikimi ndikon edhe në hapësirat publike dhe aktivitetet rekreative. Një shembull më i afërt me Tiranën është transformimi i lagjes Savamala në Beograd, Serbi. Dikur një zonë e neglizhuar me ndërtesa të vjetruara, Savamala ka përjetuar një proces të shpejtë gentrifikimi gjatë dekadës së fundit. Investimet e mëdha në infrastrukturë dhe zhvillimi i projekteve luksoze, si “Beograd Waterfront“, kanë tërhequr biznese të reja dhe banorë me të ardhura më të larta. Si rezultat, çmimet e pronave dhe qirave janë rritur ndjeshëm, duke bërë që shumë banorë afatgjatë me të ardhura më të ulëta të zhvendosen nga zona.

Ky proces ka pasur ndikim të madh edhe në hapësirat publike dhe aktivitetet kulturore. Për shembull, hapësira të mëparshme të përdorura nga artistë dhe komunitete lokale për aktivitete kulturore janë transformuar në bare, restorante dhe ambiente komerciale, duke ndryshuar karakterin e lagjes dhe duke kufizuar aksesin e komunitetit në këto hapësira.

Shembulli i Savamalës tregon se gentrifikimi mund të çojë në zhvendosjen e banorëve ekzistues dhe transformimin e hapësirave publike, duke ndikuar negativisht në kohezionin social dhe identitetin kulturor të komunitetit. Ky rast është i ngjashëm me sfidat që mund të përballet Tirana nëse nuk merren masa për të balancuar zhvillimin urban me nevojat e komunitetit lokal.

Ligji 22/2018 dhe Kërkesa për 3% Strehim Social

Në vitin 2018, Shqipëria miratoi ligjin nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i cili kërkonte që ndërtuesit me projekte mbi 2000 m² të kontribuonin me 3% të sipërfaqes së ndërtuar për qëllime strehimi social. Ky vendim u miratua nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në vitin 2020, por hasi në kundërshtime nga Shoqata e Ndërtuesve. Në vitin 2021, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për anulimin e kësaj politike, duke ruajtur detyrimin për 3% strehim social.

Megjithatë, sfidat në zbatim mbeten të mëdha. Në disa raste, ndërtuesit kanë zgjedhur të paguajnë një vlerë monetare në vend të dhënies së sipërfaqes së kërkuar, ndërsa në bashki të tjera, si Durrësi, detyrimi është shpërfillur tërësisht. Në vitin 2024, u prezantua një ndryshim që lejon dhënien e sipërfaqes në zona alternative ose konvertimin në vlerë monetare, çka ka ngjallur debat mbi efektivitetin e vet ligjit.

Subvencionimi i Interesave të Kredisë

Një tjetër hap i rëndësishëm është programi i Subvencionimit të Interesave të Kredisë, i cili synon të ndihmojë individët dhe familjet pa mundësi ekonomike për të përballuar çmimet e larta të banesave. Ky program ofron kredi me interesa të ulëta (3%) dhe ka mbështetur deri tani mbi 3,651 përfitues në Tiranë. Meqenëse kërkesa për këtë program është në rritje, Bashkia planifikon të hapë një thirrje të re për aplikime.

Strategjia Kombëtare për Strehimin Social

Në nivel kombëtar, Strategjia e Strehimit Social 2016-2025 synon të përmirësojë aksesin në banesa për familjet në nevojë, duke përfshirë rritjen e fondit të banesave sociale dhe përmirësimin e politikave. Deri në vitin 2022, qeveria ka alokuar 5.3 miliardë lekë për programet e strehimit social, ndërsa për vitin 2025 planifikon të shtojë 2.4 miliardë lekë për të mbështetur 13 mijë familje të tjera.

Çfarë na Pret pas 2025?

Pas vitit 2025, sfidat e zhvillimit urban pritet të intensifikohen. Rritja e turizmit dhe përdorimi i hapësirave për Airbnb mund të reduktojnë stokun e banesave të përballueshme, duke përkeqësuar pabarazitë sociale dhe duke zhvendosur komunitetet vulnerabël. Nëse nuk merren masa për të ruajtur balancën midis zhvillimit ekonomik dhe drejtësisë sociale, Tirana dhe qytetet e tjera shqiptare rrezikojnë të humbasin identitetin kulturor dhe kohezionin e komunitetit.

Në edicionet e kaluara të FABER, këto shqetësime janë adresuar me shembuj konkretë. Chiara Lacovone, Postdoktorante në Urbanistikë në Politecnico di Torino, analizoi ndikimin e Airbnb në qytetet e Europës Jugore. Ajo tregoi se si këto platforma kanë çuar në rritje të çmimeve të banesave dhe zhvendosje të banorëve lokalë, duke ofruar mësime të vlefshme për rregullimin e tregut në Tiranë.

Nga ana tjetër, Julian Ramirez Rentero, arkitekt dhe artist, në prezantimin e tij “Delirious Beach” analizoi transformimin e zonave bregdetare në Spanjë. Ai tregoi se zhvillimi i pakontrolluar turistik në këto zona ka shkaktuar dëmtimin e ekosistemeve dhe ka nxitur protesta masive të banorëve kundër turistëve, duke theksuar nevojën për qasje të qëndrueshme ndaj zhvillimit urban.

Këto diskutime nënvizojnë rëndësinë e marrjes së masave të kujdesshme për të ruajtur balancën midis zhvillimit dhe qëndrueshmërisë sociale e mjedisore, duke shmangur gabimet e qyteteve të tjera. Tirana ka mundësinë të mësojë nga këto përvoja dhe të krijojë një model zhvillimi urban që mbron komunitetet dhe natyrën.

Mësime nga Qytetet e Tjera

Shqipëria ka mundësinë të mësojë nga gabimet e qyteteve që kanë kaluar këtë fazë më herët. Duke zhvilluar politika të qëndrueshme për strehimin, rregulluar tregun e banesave dhe mbrojtur hapësirat publike, ne mund të ndërtojmë qytete që përfaqësojnë vlera sociale dhe kulturore. Përmes kësaj qasjeje, zhvillimi ynë i vonuar mund të kthehet në një avantazh, duke na lejuar të shmangim modelet e dështuara dhe të krijojmë një sistem të drejtë strehimi për gjeneratat e ardhshme.

*Anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Profesore e Regjenerimit Urban ne Universitetin Polis

Next Post
Vrasja në Ndroq, policia i gjen pistoletë edhe viktimës! Asnjë gjurmë nga Julin Gjoshi

Vrasja në Ndroq, policia i gjen pistoletë edhe viktimës! Asnjë gjurmë nga Julin Gjoshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

“Mercedesi” shpërthen në flakë te hyrja e parkimit nëntokësor në Fier, panik te qytetarët! Nisin hetimet për shkaqet

September 18, 2026
Shtatori i drejtësisë

Jo në emrin tim!

September 18, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

September 18, 2026
“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

“Pse Vuçiç nuk është thirrur në Hagë?”- ish-ambasadori Walker: I mërzitur dhe i zhgënjyer nga BE, vendosi shenjën e barazimit me tmerret serbe

September 18, 2026
Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

September 18, 2026
Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

September 18, 2026
“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”- Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate në Kuvend! Deputeti: A t’u martua daja ty? Çaushi: Ha qofte, pi xhin dhe..

“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”- Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate në Kuvend! Deputeti: A t’u martua daja ty? Çaushi: Ha qofte, pi xhin dhe..

September 18, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

September 18, 2026
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

Lufta me Rusinë, BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro ndihmë për raketa dhe dronë!

September 18, 2026
Kim Kardashian shtrohet në spital, sëmundja që i mori jetën babait të saj rikthehet në vëmendje: Kam diçka që…

Kim Kardashian shtrohet në spital, sëmundja që i mori jetën babait të saj rikthehet në vëmendje: Kam diçka që…

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com