Komisioni Evropian ka gjobitur 997 milionë euro kompaninë Qualcomm, kompania më e madhe e procesorëve të celularëve në botë, pasi ka keqpërdorur pozitën e saj dominuese duke i paguar miliarda dollarë Apple, që të mos bleje nga rivalët.
“Qualcomm ka mbajtur në mënyrë të paligjshme rivalët e saj jashtë tregut për më shumë se pesë vjet,” tha komisioneri i konkurrencës Margrethe Vestager, duke shtuar se në këtë mënyrë iu ka mohur konsumatorëve dhe kompanive të tjera mundësinë që të përzgjedhin.
Qualcomm është kompania më e madhe e procesorëve të celularëve në botë dhe ka abuzuar pozitën e saj dominuese në tregun e çipeve.
Qualcomm është furnizuesi më i madh në botë i çipeve të LTE per celulare. Por ka prodhues të tjerë të çipeve që veprojnë në këtë treg – Intel (furnizuesi më i madh për çipet që përdoren në kompjutera), i cili është përpjekur të sfidojë dhe të konkurrojë me Qualcomm për klientët.
Brukseli shpjegon se Apple, ka nënshkruar një marrëveshje me Qualcomm në 2011. Prodhuesi i chip ka garantuar “pagesa të konsiderueshme” për kompaninë e iPhone dhe iPad në këmbim të sigurisë për të qenë furnizuesi i vetëm.
Në vitin 2013, marrëveshja u zgjerua deri në vitin 2016.
a.ç