• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pengjet” dhe viktimat e familjes Berisha në dosjen e SPAK

by Mero Baze
20/09/2024 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe prokurorët që janë marrë me dosjen e Sali Berishës, dhe ai, dhe e bija e vet, janë hedhur në sulm publik të frikësojnë gazetarët që zbardhin dosjen dhe të kërcënojnë njerëzit që kanë punuar për dosjen.

Gjatë emisioneve të djeshme të censuruara në studio televizive, Berisha dhe e bija e tij e justifikonin sulmin ndaj gazetarëve se ata “janë pengje” të SPAK dhe më tej sidomos e bija ,përmendi dhe emra ekspertësh që janë marrë me dosje.

Njërin e kërcënoi hapur duke i thënë se ka dhe djalin që i punon në BKH, pra e konsideronte peng meqë i biri punonte në BKH. Tjetrin e lidhi me një degë banke në Devoll dhe tha se dhe ai ka ca halle.

Interesante ishte se përballë kishte Fatos Lubonjën, që e kishte kërkuar me ngulm ta kishte në studio, pasi kishte përjashtuar Klodiana Lalën.

Në fakt, një nga faktet më mbresëlënës në dosje është dëshmia e vajzës së Fatos Lubonjës, e punësuar në Agjencinë e Kthimit të Pronave përmes Argitës, e cila dëshmon se dosjet e kthimit të pronës të 5 familjeve u janë dhënë të parat për t’u trajtuar për rreth dy muaj nga inicimi i procedurës respektive nga drejtoresha e asaj kohe, Dhurata Hoxha.

D.m.th e bija e Sali Berishës, që akuzon gazetarët që janë “pengje” të SPAK, thërret në studio një gazetar që është peng i saj dhe që ka përdorur vajzën e tij për kthimin e pronës.

Për atë është normale që të shantazhojë ekspertë, të sulmojë Bolinon me emër, të kërcënojë një ekspert duke trilluar se ai ka probleme, të thotë se një tjetër ka djalin në BKH, dhe të gjitha këto t’ia thotë në sy Fatos Lubonjës, vajzën e të cilit e ka përdorur në këtë proces dhe e ka pas punësuar vet në Agjencinë e Kthimit të Pronave.

Në fakt, siç thotë populli, gjen e bën. Ai që nuk duhet të pranonte të ishte në studio ishte Fatos Lubonja, por ai me sa duket nuk ka fuqi të çlirohet nga “pengmarrja” e Berishëve.

Pas kësaj, çdo justifikim i Berishëve për shantazhet ndaj gazetarëve apo ekspertëve që i konsiderojnë pengje të SPAK është argument qesharak, kur ata vet këtë luftë po e bëjnë me pengjet dhe viktimat e tyre.

SPAK nuk ka nevojë të përdorë pengje për të hetuar familjen Berisha. Të vetme pengje që ai mund të marrë janë brenda familjes Berisha apo ish- pronarëve që kanë përfituar, dhe për këtë nuk vë bast që nuk i ka gjetur.

Por këta që shanatazhojnë çdo ditë njerëz që nuk i kanë nën kontroll dhe poshtërojnë ata që kanë përdorur për të vjedhur, së paku duhet të heshtin. Se ndoshta çdo fjalë që nuk thonë e kanë në favor, kaq shumë pis sa janë bërë.

Next Post
Shitjet online, akomodimi dhe biznesi ushqimor po mbizotërojnë tregtinë elektronike

Shitjet online, akomodimi dhe biznesi ushqimor po mbizotërojnë tregtinë elektronike

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Si thoshte i madhi Mirush Kabashi ?
    – Ha një lugë çorbë të prishur, dhe gjithë jetën si bishti i qënit do të jeshë”
    Mendoj se me këtë thënie, është sentenca përmbledhëse e sulmit të Berishëve kundër mediave e prokurorëve.

    Reply
  2. #Gopisti NSHRAKUT says:
    2 years ago

    Kuku, Ramë
    Ku ku, Shiqere
    Mbeti Sala
    Në penxhere
    Del përnatë
    E bën adetin
    Dhëmb për dhëmb
    Me Narkoshtetin!
    .. Ku ku bre
    Ç’e gjeti Qyqin /
    Gjys miliardë /
    Dhe humbi gjyqin.
    Ku ku bre /
    Ç’e gjet Salinë
    Osht ka hupë
    Edhe Lirinë! /
    … Berishistat /
    Nuk frigohen /
    Kamunistat /
    Nuk dorzohen /
    Prona pa fund /
    Po sekuestrohen
    / Penxheristat /
    Po rrallohen…
    Por një zë /
    Vëngon nga Lumi /
    Ilir Meta /
    d.v. Spiuni /
    Gjys cullak /
    Siç i ka hije /
    Be ka xanun /
    Me rob shpije. /
    Kjo piskamë /
    Frigoi SPAKun /
    Ka mçel dosjen /
    Për Cullakun. /
    ….. Çonju Mamurras /
    Çonju Lapraka /
    N’burg po binë /
    Muti e Kaka!

    Reply

Leave a Reply to #Gopisti NSHRAKUT Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In