• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Peng’ i drogës për 23 vite, rrëfimi i 40-vjeçarit: Më vodhi jetën, s’kam punë e familje! Kam dhimbje të mëdha nga varësia e heroinës

by Java News
26/09/2023 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej një jave, Bledi është regjistruar në qendrën aksion plus në Tiranë për të nisur trajtimin me metadon në përpjekje për të ndalur përdorimin e drogës. Kjo është hera e disatë, në 23 vite që ai tenton ta lëre drogën, por asnjëherë nuk ia ka arritur.

“Jam Bledi 40 vjeç. Unë kam 23 vjet që jam përdorues heroine.

Këtë herë është i vendosur dhe planet i ka të qarta, pasi synon të rinisë një punë dhe të krijojë një familje të cilën për shkak të varësisë nga heroina nuk ka mundur ta bëje realitet.

“Planet e mija janë të vazhdoj me metadonin. Të rregullohem me punë. Dua të stabilizohem me punë dhe do filloj të shoh çfarë mund të bëjj për të krijuar familje, nëse do mundem”, thote ai per Report TV.

Gazetarja: Aktualisht, a jeni në një punë dhe a keni krijuar një familje?

“As e para dhe as e dyta. Në punë isha para ca ditësh, por në të zezë. Ka qenë një zgjedhje personale Ka dhe të tjerë që kanë krijuar familje. Kur kam pasur mundësi, nuk kam dahsur se isha përdorues heroine. Kur jam shkëputur nga heroina nuk kisha mundësi të kisha një lidhje stabël”.

Ishte vetëm 17 vjeç, kur Bledi konsumoi heroinë për herë të parë. Ishin shokët e gjimnazit në qytetin e tij të lindjes Fierin, që e futën në këtë tunel të errët, nga i cili nuk ka mundur të dalë kurrë.

“Shumicën e rasteve nuk e nis brenda ditës. Fillon avash-avash. Brenda 2 vjetëve je bërë përdorues heroine. Kur dallon krizat e apstenencës, krizat e heroinës, atëherë je përdorues heroine. Në rast se nuk i dallon krizat, pinë sot heroinë dhe të nesërmen ke disa shenja, nuk e kupton që po bëhesh i varur. Isha me 4 shokë të mi. Një nga ne kishte pirë, na qerasi ne të treve. Ishim në gjimnaz. Pimë pak heroinë me hundë. Ishim përdorues vetëm hashashin atë kohë. Piva pas një jave, 3 javëve. Brenda vitit, ishim futur nga katër ne nga shokët ky që na qerasi ne ishim bërë përdorues heroine. Dy të tjerët, njëri nuk e di çfarë bën, tjetri është i martuar dhe me fëmijë. Duke krijuar vartësi, rritet doza, mundësitë për të gjetur lekë. Rrezikon të biesh në burg. Të paktëm metadoni të heq dhimbjet që të jep heroina. Nga gjendja psikologjike, metadoni ta heq nga truri atë gjendje që të jep heroina”, tha Bledi.

Shpesh herë, 40 vjeçari ka rreziikuar edhe jetën, por familja, prindërit, 2 motrat dhe vëllai e kanë ndihmuar të nisë rikuperimin.

“Por përdorimi i heroinës, pasi mbaron efekti i asaj janë krizat e heroinës. Janë të dyja anët e medaljes. Nuk mund të pish gjithmonë heroinë. Do dalë efekti. Nuk do jesh keq si më parë, por edhe më keq. Momente që më është rrezikuar jeta kam pasur nga të gjitha llojet. Nga overdoza deri tek lloj-lloj momentesh tjera. Është një gjë e pa ligjshme, dhe duke qenë e paligjshme, do shkëputesh nga kjo bota që jetojnë njerëzit. Pija çdo ditë. Fillon në mëngjes. Kur ngrihesh, duhet se s’bën të pish një copë.

Në momentin që nuk konsumon heroinë, fillojnë krizat, ke këputje, ndjen dhimbje kockash. Çdo organ i trupit ka diçka. Ditën e parë që nuk pinë heroin kupton se si je nga gjendja trupore. Dita e dytë dhe e tretë janë ditët më të këqija. Nga ana psikologjike je super-super i shkatërruar. Nuk je i zoti për asgjë, as të kërkosh ndihmë. Janë në dijeni prindërit, vëllai dhe dy motrat e mia. Janë munduar të më ndihmojnë me sa kam pasur mundësi. I kam shtrydhur të gjitha mundësitë për ndihmë që kisha nga familja”, tregoi ai.

Bledi tregon se droga gjendet lehtësisht, mjafton që të kesh paratë.

“Një dozë kushton 10 mijë lekë. Me kaq që kam unë që pi, në çdo vend të botës që shkoj, mjafton të kem lekët, e gjej”.

Thotë se nuk është njeriu i duhur për të këshilluar, megjithatë e ka dhe një mesazh për të gjithë, e sidomos ndaj prindërve.

“Të ketë komunikim në familje. Përdoruesit e heroinës  vijnë nga familje problematike. Sa më shumë bashkëbisedim të ketë mes prindërit dhe fëmijës, aq më shumë rrinë larg veseve të këqija”.

Sipas shifrave në Shqipëri aktualisht janë rreth 80 mijë përdorues të lëndëve narkotike./m.j

Next Post

Sulmet e padrejta ndaj Berishës për heshtjen ndaj Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

August 11, 2026
KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com