• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi vizitë në Komandën Supreme të NATO-s në Evropë: Shqipëria aleat i besueshëm i Aleancës, të gatshëm të vëmë në dispozicion…

by
14/12/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Komandën Supreme të Aleancës në Europë. Ai u prit në një takim nga Komandanti Suprem i Aleancës për Europën, Gjenerali Christopher G. Cavoli, njëkohësisht dhe Komandanti i Komandës Amerikane për Europën.
Gjatë takimit u diskutua mbi mjedisin aktual të sigurisë, sfidat në kufirin lindor të Aleancës, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s, partneriteti strategjik me SHBA, zhvillimi i kapaciteteve të FARSH dhe modernizimi.

Ministri Peleshi ndër të tjera vlerësoi rolin vendimtar të Komandës Supreme të Aleancës në materializimin e objektivave politike të NATO-s dhe mbi të gjitha punën e matur për përballje me sfidat aktuale në kufijtë e Aleancës, pa shkëputur vëmendjen nga rajoni i Ballkanit. Ai theksoi rëndësinë e prezencës së trupave të NATO-s në lindje, Letoni dhe Bullgari dhe njëkohësisht në KFOR, Kosovë. NATO dhe SHBA, sipas ministrit Peleshi, duhet të promovojnë dhe investojnë me këmbëngulje në reformën e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, rëndësi të veçantë ju kushtua rolit të Shqipërisë, si një aleat i besueshëm dhe kontribues aktiv për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë, por në të njëjtën kohë dhe pozicionit strategjik që vendi ynë ka për mbështetjen e vazhdueshme logjistike në kufirin lindor të Aleancës. Në takim u vlerësua rëndësia që qeveria shqiptare i ka kushtuar zhvillimit të infrastrukturës dhe kapaciteteve të porteve dhe ndërtimit të “Korridorit VIII”, si projekte thelbësore për aksesin e menjëhershëm të forcave të NATO-s në brendësi të Ballkanit deri në Detin e Zi. Ministri i Mbrojtjes shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të ndërtuar këtë infrastrukturë sipas standardeve të NATO-s dhe vendosjen e saj në dispozicion të Aleancës.

Komandanti Suprem i Aleancës për Europën, Gjenerali Christopher G. Cavoli, njëkohësisht dhe Komandanti i Komandës Amerikane për Europën shprehu mirënjohjen e tij për rolin e Shqipërisë si një aleat dinjitoz dhe tepër dinamik në NATO, kontributin e vendit tonë për Aleancën dhe vullnetin e shprehur në vazhdimësi. Gjenerali Cavoli vlerësoi rolin dhe profesionalizmin e ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në komandat dhe misionet e NATO-s.

Gjatë aktivitetit Ministri i Mbrojtjes u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar që shërben në SHAPE. Z.Peleshi i falënderoi ata për punës e mirë dhe përfaqësimin dinjitoz në komandën kryesore të NATO-s.

/e.d

Next Post
Tragjedia me emigrantët, kryeministri britanik: Ndaj dhimbjen time për ngjarjen!

Tragjedia me emigrantët, kryeministri britanik: Ndaj dhimbjen time për ngjarjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In