• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Peleshi prezanton modelin e fermës që synohet të përhapet në Shqipëri

by Java News
14/06/2018 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, në zonën e Shënvlashit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një fermë, që sipas tij është modeli i fermës shqiptare, sepse operon nën konceptin “contract farming”, ku fermerët, grumbulluesi dhe eksportuesi në marrëveshje mes tyre kanë të garantuar shitjen e produkteve që në momentin e mbjelljes.

Ky lloj modeli orienton mbjelljet sipas nevojave të tregut. Në rastin konkret dhjetra fermerë të zonës së Shënvlashit janë duke eksportuar shaqlinin në Suedi, në Estoni, në Itali, në Poloni, në Zvicër, në Hungari etj.

“Ky është modeli i fermës shqiptare, që ne duam ta përhapim në gjithë Shqipërinë, kur flasim për kooperim.”

Duke u ndalur në prodhimin shqiptar ministri Peleshi ka theksuar se ai është brenda normave dhe standardeve dhe që kerkohet dhe pranohet nga tregjet si ato shqiptare dhe nga ato evropiane, madje me çmime shumë të mira.

Për ministrin, i nevojshëm është ndërgjegjesimi i fermerëve shqiptarë, për të rritur cilësinë, sigurinë ushqimore, por dhe në mbrojtje të imazhit e bujqësisë shqiptare. Eksportet janë përgjigja më e mire, vetëm në tre mujorin e parë të 2018 eksportet drejt vendeve të BE janë rritur me 26 %.

“Nuk është e vërtetë që të gjithë fermerët tanë përdorin metoda apo substanca të palejuara, natyrisht kudo dhe në gjithë botën ka raste të tilla, por prodhimi shqiptar nuk është një prodhim, që nuk pranohet nga tregu evropian. Përkundrazi, pranohet me çmim gjithnjë e më të mirë, shumë konkurrues dhe pa reklamime apo me shumë pak reklamime.

Nga ana tjetër të rrisin ndërgjegjësimin dhe format e reja të bujqësisë shqiptare. Të rritim cilësinë, të rritim sigurinë ushqimore, por dhe ta mbrojmë imazhin e bujqësisë shqiptare, sepse nuk është ashtu siç reklamohet. Nuk janë prodhimet tona “delja e zezë” e prodhimeve të tregut evropian. E kundërta është e vërtetë. Vetëm vitin e kaluar eksportet tona drejt tregjeve të Bashkimit Evropian, janë rritur me 26 %. “ ka përfunduar ministri Peleshi.

ma.me

Next Post
5 maji, nga Karl Marksi… tek hunjtë e demokratëve

Si po e ndihmon opozita jonë, qeverinë “Rama”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In