• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po e ndihmon opozita jonë, qeverinë “Rama”

by Alfred Peza
14/06/2018 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Politizimi i kauzës së artistëve për çështjen e shembjes ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar, ku në vend të saj po kërkohet të ndërtohet një godinë të re sipas modelit të Arenës Kombëtare të Futbollit, “nuk është një gjë e mirë”. Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, tha se politizimi i një kauze të tillë i bën dëm asaj. Do të doja që të kishte një vëmendje më të madhe për kët kauzë, jo nga opozita, por nga shoqëria civile.

Ky nuk është i vetmi rast, kur opozita jonë e politizon dhe tenton ti përvetësojë duke dashur ti bëjë të vetat, kauzat e të tjerëve. Ndaj, duket sikur kemi të bëjmë thjeshtë dhe vetëm me tentativën e radhës, për të politizuar kauzën e radhës. Sepse një tendencë e tillë, është shndërruar në rregull dhe pothuajse në një mënyrë ekzistence për opozitën.

Eshtë e vërtetë që çdo opozitë në botë, kërkon ta rrëzojë qeverinë që në ditën e parë të krijimit të saj mundësisht, për tu rikthyer vetë një minutë e më parë në pushtet. Kjo filozofi zbatohet në formën e qëndrimeve dhe artikulimeve politike, ku opozita pothuajse nuk duket të jetë asnjëherë dakord me zgjidhjet, vendimet dhe propozimet që bëhen nga mazhoranca.

Në vendet me demokraci të konsoliduar, opozita bëhet nëpërmjet oponencës, ofrimit të propozimeve, projekteve alternative, aksioneve, kauzave, protestave dhe “luftës” verbale publike. Kjo vijimësi e bën shumicën e qytetarëve ta shohin qeverisjen, me sy gjithnjë e më kritik. E më pas, sa më shumë i afrohemi ditës së zgjedhjeve të reja, aq më shumë ato shohin tek opozita e tyre, alternativën reale të pushtetit derisa ia ofrojnë atë, me anë të votës së tyre.

Praktika e demokracisë shqiptare ka treguar se opozitat tona, sikundër edhe mazhorancat, nuk janë edhe kaq të përkora në ushtrimin e të drejtave të tyre. Pasi shpeshherë, përballja publike dhe institucionale, ngjason gati gati me një ndeshje për jetë a vdekje, pa rregulla e pa principe, ku goditja poshtë brezit nuk është se konsiderohet, si ndonjë faull edhe aq i rëndë.

Mazhorancat në përgjithësi kanë frikë se qytetarët do ia shohin si dobësi tërheqjen, modifikimin apo korigjimin e nismave të diskutueshme, apo zgjidhjeve të pa menduara e të papeshuara, të cilat kërkojnë e hajnë debat. Ndërsa opozitat tona, mund të quhen ndryshe edhe si opozitat e “JO”-së. Sepse për çdo gjë, për çdo rast, për çdo opsion, alternative dhe për çdo hap që hedh qeveria apo përfaqësuesit e mazhorancës në Parlament, ato thonë vetëm: JO. JO. Dhe vetëm JO.

Eshtë kjo edhe arësyeja se përse ka kaq shumë tension në ajër, në koridoret e pushtetit të Tiranës, që duket sikur përshkrohen papushim, nga fusha magnetike me ngarkesa negative. Duke ndikuar me apo pa dashje, edhe në mënyrën e të jetuarit dhe të të perceptuarit të politikës nga qytetarët. Si në një gjendje para cunamit apo uraganeve. Duke bërë që dritat e alarmit politik, të qëndrojnë të ndezura pothuajse gjithmonë, tek e kuqja e rrezikut adekuat.

Protesta e artistëve të Teatrit Kombëtar për ruajtjen e godinës, nuk është e vetmja kauzë, që është politizuar nga opozita. E tillë ishte edhe kauza e qytetarëve të Kukësit, që u ngritën pak javë më parë në protestë, të shtyrë vetëm nga interesi i vet financiar, kundër tarifave të larta të kalimit të automjeteve në Rrugën e “Kombit”. Ashtu sikundër kanë qenë më parë, edhe kauzat e banorëve të Zharrëzit për dëmet që u sillte në banesa e prona lëkundjet nga shpimet e një kompanie nafte. Apo protesta e naftëtarëve të Ballshit që marshuan në këmbë drejt Tiranës për të drejtat e tyre, etj.

Këto dhe shumë kauza të tjera të qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit, për shkak të politizimit dhe tentativës së instrumentalizimit nga opozita për qëllimet e politikës së saj të ditës, i ka çuar ato drejt dështimit dhe kompromentimit. Në vend që ta dëmtonin mazhorancën, me anë të kësaj mënyrë të të bërit opozitë, ajo e ka nxjerrë në çdo rast qeverinë nga situatat.

Ndoshta është kjo arësyeja se përse pas dështimit të çdo kauze, qeveria “Rama” është dukur gjithnjë e më e fortë në sy të qytetarëve dhe opozita vetë pas kësaj, të perceptohet si gjithnjë e më e dobët. Në këtë mënyrë, opozita jonë pa e kuptuar as vetë, në vend që tia shkurtojë po e ndihmon qeverinë, që të duket sikur po i shton ditët e qëndrimit të saj në pushtet

a.ç

Next Post
“Selfie” që i ndryshoi jetën

“Selfie” që i ndryshoi jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

August 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

August 13, 2026
Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

August 13, 2026
Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

August 13, 2026
Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com