• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi paralajmëron nisjen e aksionit për tregtimin e mishit

by A R
22/09/2017 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka shfrytëzuar vizitën në një stabiliment mishi në qytetin e Lushnjes për të paralajmëruar aksionin e parë në kuadër të përmirësimit të standardeve të sigurisë ushqimore në vend.

Kjo nismë pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit dhe nënprodukteve të tij, duke filluar me kontrollin e thertoreve të licensuara ose jo, të cilat jo në të gjitha rastet i plotësojnë standardet. Më pas do të ndërhyhet me rregullimin e tregjeve të kafshëve të gjalla, transportin e tyre duke përfunduar me pikat e tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij.

 “Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së paritherjet, pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standardet e pikave të tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standardizim dhe për rregullim”, deklaroi ministri Peleshi.

Peleshi gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë më therje jashtë thertoreve dhe se do të mbyllen të gjitha pikat e therjes që nuk plotësojnë standardet, pa lënë mënjanë përgjegjësinë e çdo autorizimi të lëshuar nga Drejtoritë e AKU-së në të gjithë vendin.

“Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për çdo pikë therjeje. Pikat e therjes që nuk janë të standardit, pra që nuk kënaqin standardin do të mbyllen. Po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standardit”, u shpreh ai.

Kjo nismë, vuri në dukje ministri Peleshi, është e rëndësishme së pari për të garantuar sigurinë e ushqimit për konsumatorin vendas, por është edhe një hap i rëndësishëm drejt hapjes së tregut të produkteve shtazore me vendet e Bashkimit Europian.

“Siguria ushqimore është një domodoshmëri për jetën e njerëzve, por edhe për eksportin e produkteve shtazore, i cili nuk është i mundur pa ngritjen e një sistemi sigurie të çertifikueshëm nga Bashkimi Europian, që për fat të keq ende pas 25 vitesh nuk e kemi ngritur”, deklaroi Peleshi. /b.d

Next Post
Aktori i angazhuar Çun Lajçi: NATO e këputi kufirin dhe ëndrrën për Çakorrin

Aktori i angazhuar Çun Lajçi: NATO e këputi kufirin dhe ëndrrën për Çakorrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com