• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi nga New Yorku: Shqipëria model i bashkëjetesës fetare

by A R
22/04/2016 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi mori pjesë dje në Debatin Tematik të Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, i organizuar në Nju Jork nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Sesionit të 70 të Asamblesë së Përgjithshme, Mogens Lykketoft. Ky është aktiviteti i parë i nivelit të lartë që zhvillohet që pas miratimit të 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga vendet anëtare të OKB-së në shtator 2015, ku vendet u angazhuan për zbatimin e një agjende transformative për çrrënjosjen e varfërisë, fuqizimin e grave dhe vajzave, zhdukjen e pabarazive, diskriminimit, si dhe ngritjen e shoqërive të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, mospërjashtimin e askujt, shëndetit publik, etj. nëpërmjet zhvillimit të dimensionit social, ekonomik dhe mjedisor.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Peleshi i kushtoi vëmendje të veçantë rëndësisë që Qeveria shqiptare po i kushton shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi. Ai gjithashtu u përqendrua tek nevoja për forcimin e vlerave të shoqërive demokratike, duke synuar rritjen ekonomike në dobi të rritjes së mirëqenies së popullsisë dhe të thellimit të harmonisë sociale.

Duke bërë një paraqitje të shkurtër të rrugës së tranzicionit nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria, Zëvendëskryeministri Peleshi nënvizoi në fjalën e tij domethënien e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, si një ndër kontribuesit kryesorë  për një shoqëri paqësore, të drejtë dhe kohezive. Ai vërejti se, për zhdukjen e pabarazive në vend po punohet për zbatimin e një agjende të brendshme të zhvillimit ekonomik, e cila gjithashtu dëshmon dhe përgjegjësi ndaj mbrojtjes së ambientit.

Next Post

“Dhurata që Donald Lu i bëri Berishës pas deklaratës për armatosjen”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In