• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel: BE dhe NATO me mesazhe të qarta, për situatën në Kosovë

by Java News
12/10/2023 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimet në Veri të Kosovës morën një vëmendje të veçantë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel.
Si pjesë e këtij takimi, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu angazhimin e vendit tonë për zbatimin e vendimeve të marra në Samitin e Vilnusit mbi zhvillimin e planeve rajonale dhe strukturën e re të forcave, si dhe theksoi rëndësinë që ka realizimi i të gjithë familjes së planeve të shkurajimit dhe mbrojtjes, për të garantuar Aleancën nga kërcënimet e mundshme. Në zbatim të modelit të ri të forcave të NATO-s, është miratuar struktura e re e Forcave të Armatosura, si dhe do të kontribuojmë në zbatimin e planeve duke përshtatur praktikat tona dhe vendosur në dispozicion infrastrukturën kritike si ajo e Bazës së Kuçovës, Portin e Porto Romano dhe ndërtimi i korridori VIII.

Sipas ministrit Peleshi, “Shqipëria ka një vullnet politik të qartë dhe do të vijojë të mbështesë me një qasje gjithëpërfshirëse masat për forcimin e deterencës dhe mbrojtjes, duke rritur edhe më tej kontributin në operacione dhe në misione si në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, në Vigjilencën e Përforcuar të NATO-s në Bullgari, Rumani dhe në detin Mesdhe”.

Duke u fokusuar në situatën mbi Ballkanin Perëndimor, ministri Peleshi gjatë fjalës së tij dënoi me ashpërsi sulmin e sofistikuar terrorist në Veri të Kosovës, si një tentativë për destabilizimin e rajonit. Për më tepër, shtoi ai, reagimi i Beogradit duke heroizuar sulmuesit e 24 shtatorit në Banjska si dhe dërgimi i trupave dhe kapaciteteve ushtarake afër kufijve të Kosovës janë ngjarje të papranueshme dhe të dënueshme, prandaj BE-ja veçanërisht duhet të mbajë një qëndrim të prerë ndaj akteve të tilla dhe të shprehet hapur ndaj qeverisë serbe. Ministri Peleshi theksoi se NATO dhe BE duhet të bëjnë më tepër për Ballkanin. Gjuha dhe mesazhet që përcillen nga i gjithë komuniteti perëndimor duhet të jenë të qarta dhe te balancuara, edhe nën dritën e dinamikave të fundit.
Zoti Peleshi theksoi se vendi ynë mbështet plotësisht mandatin e KFOR-it dhe është i angazhuar intensivisht me aleatët për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, duke kontribuuar në të njëjtën kohë për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Gjithsesi, sipas ministrit Peleshi, shikohet si e nevojshme një vendimmarrje politike për të përmirësuar dhe maksimizuar angazhimin e KFOR-it në Kosovë duke përmirësuar bashkëpunimin me palët kryesore të interesuara. “KFOR duhet të intensifikojë patrullimet përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës, e cila mbetet reaguesi parë i sigurisë në tërë territorin e Kosovës, si dhe me EULEX-in”, u shpreh z.Peleshi.

Në vëmendje të ministerialit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s ishte edhe mbështetja e palëkundur për Ukrainën, në përpjekjet e saj kundër agresionit rus.
Aleatët shprehën solidaritetin e tyre me Izraelin, duke dënuar njëzëri sulmet, pengmarrjen dhe vrasjen e civilëve për shkak të sulmeve të Hamasit. Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, z. Mario Banožić, në emër edhe të ministrave të mbrojtjes së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut shprehu qëndrimin e vendeve tona në solidaritet të plote me Izraelin. Ai dënoi sulmet terroriste dhe vlerësoi të drejtën e vendit për t’u mbrojtur në proporcionalitet kundër këtyre akteve të pajustifikueshme të terrorit. Vendet tona do të kenë gjithmonë të njëjtën mbështetje sikundër dhe aleanca kundrejt akteve të tilla të cilat cenojnë sigurinë Euro-Atlantike.

Gjatë punimeve të këtij takimi, nga disa nga vende aleate u nënshkrua dhe Letra e Qëllimit , lidhur me iniciativën shumëkombëshe për lehtësimin e kufizimeve ndërkufitare në hapësirën ajrore të vendeve aleate, për aktivitetet ajrore të NATO-s. Të gjitha vendet angazhohen në kuadër të masave për rritjen e operacionalitetit dhe zbatimit të planeve të mbrojtjes për krijimin e lehtësirave procedurale në përdorimin e hapësirës ajrore./m.j

Next Post
“Është përjashtuar, s’është më pjesë e PD”/ Reagon Bardhi: Ndërhyrja në punët e brendshme të grupit, akt i pashembullt…!

“Është përjashtuar, s'është më pjesë e PD”/ Reagon Bardhi: Ndërhyrja në punët e brendshme të grupit, akt i pashembullt...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In