• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi: Ndërpresim kontratën me Italinë për mirëmbajtjen e helikopterëve

by A R
19/12/2022 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka miratuar sot marrëveshjen ndërqeveritare me Italinë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, sipas të cilit marrëveshja pritet të ratifikohen në janar nga parlamenti shqiptar. Ai theksoi se nga kredia prej 30 milionë eurosh do të financohen qendrat e mbrojtjes civile, sallat operacionale në të gjithë territorin, baza logjistike, blerja e mjeteve zjarrfikëse dhe dy mjete ajrore, për të cilat Peleshi nuk e tha vlerën.

“Parashikon sistemin e mbrojtjes civile dhe është i shtrirë në të gjithë territorin dhe të gjitha nivelet e institucionet. Sistemi merr financim e mbështetje nga kjo kredi prej 30 mln euro. Do të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile në Tiranë dhe më pas në të gjitha prefekturat e vendit. Sallat operacionale të pajisura me kompjutera dhe të lidhura në rrjet. Pranë këtyre 4 qendrave do të ndërtohen dhe struktura për kërkim-shpëtimin, për zjarr, përmbytje, tërmet e orteqe. Parashikohet blerja e automjeteve zjarrfikës dhe logjistika për përmbytje, aksidentet rrugore dhe kërkim-shpëtim. Pjesë e kredisë është parashikuar edhe blerja e dy mjeteve ajrore sidomos për zjarret, për periudhën e vështirë të verës. Kamp trajnimi për zjarrfikësit, forcat emergjente dhe forcat e armatosura dhe me laboratorë simulimi. Me këtë financim, kompletojmë të gjithë sistemin e mbrojtjes civile në vendin tonë. Nuk them vlerën për mjetet ajrore, por brenda kësaj kredie mund të akomodojnë këto mjete”.

Sipas Peleshit, sfidë mbetet mirëmbajtja e helikopterëve, pasi nuk mund të kryhet brenda vendit. Ai njoftoi gjithashtu prishjen e kontratës me Italinë për shërbimin e mjeteve ajrore dhe kalimin e saj agjencisë së NATO-s.

“Sfida jonë është që kur investohet për mjete ajrore të reja është mirëmbajtja. Brenda vendit nuk kemi kompani të specializuara për helikopterët. Na duhet të blejmë këtë shërbim jashtë dhe kostot e transportit janë të mëdha dhe jo të gjitha kontratat performojnë si duhet dhe futemi në kalvare vonesash si rasti i helikopterit në Itali që u bënë 2 vjet dhe ajo kontratë nuk e performon dhe jemi në ndërprerje të kontratës me Italinë. Kemi filluar bisedimet me agjencinë e NATO-s sapo helikopteri të çlirohet nga kontrata me Italinë do të dërgohet në agjencinë e NATO-s për t’u kryer shërbimi nga ana e tyre”.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Dhjetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In