• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi: Masa të reja mbështetëse për rritjen e standarteve të sigurisë ushqimore

by Java News
21/02/2018 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural, Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit, dhe operatorët që kryejnë aktivitetitn e tyre në fushën e industrisë së mishit dhe të përpunimit të qumështit.  Takimi është organizuar në kuadër të iniciativës të marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim sensibilizimin dhe inspektimin në distancë ndaj të  gjithë njësive të tregtimit të mishit dhe të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Garantimi i standardeve të zinxhirit ushqimor dhe formalizimi i kanaleve nëpër të cilin kalon gjithë ky cikël ka qenë kryefjala e diskutimit të ministrit gjatë këtij takimi.

Ndërgjegjësimi dhe rritja e përgjegjëgjshmërisë në rradhë të parë e bizneseve, të cilat duhet që si hap fillestar të vetkontrollohen, me plotësimin e formularit të përgatitur nga Autoriteti Kombëtar, mbështetur në ligjin Nr. 98 63/ 2008 “Për Ushqimin”, ku sanksinohen të gjitha detyrimet që duhet të përmbush çdo operator i biznesit ushqimor për të garantuar Sigurinë Ushqimore.

Ky formular ka për qëllim rritjen e standarit të sigurisë ushqimore dhe uljen e gjobave ndaj këtyre bizneseve.  Sa më shumë standarde të plotësuara aq më pak kontrolle do të ushtrohen nga shteti. Plotësimi i tyre do t’i shërbejë gjithashtu këtyre sipërmarrësve dhe operatorëve, që duke parë situatën reale në të cilën ndodhen, të fillojnë të korrigjohen dhe përmirësohen dhe nëpërmjet hartimit të planeve të biznesit, të kenë mundësi për aplikime në Skemën Kombëtare të mbështetjes financiare, por dhe të programit IPARD, finacime nga BE.  Nga ana e qeverisë me përmbushjen dhe arritjen e këtyre standardeve, këtyre operatorevë të do t’u garantohet disipilimi dhe formalizimi i tregut, mbyllja e subjekteve abuzive dhe do t’u jepen masa mbështetëse në formën e granteve dhe subvencioneve.

“Pra dhe njëherë po e përsëris tërhiqni nga raftet e supermarketeve të gjitha prodhimet që ju vetë e dini që janë jashtë standardeve të lejuara. Plotësoni vetë, kontrolloni vetë veten me check listen e dërguar nga AKU dhe më tej ne do të vazhdojmë në detyrën tonë për të kontrolluar dhe për t’ju siguar që nuk do të konkurroheni me nga ata që e marrin rrezikun në sy dhe luajnë kokë a pil me gjithë investimin e bërë. Mund të tingëllojë e ashpër në fakt nuk është kaq e ashpër situata, sepse ne kemi dhe një oferte për të gjithë ata që duan të rritin standartet kemi skemën kombëtare të mbështetjetjes financiare kemi dhe IPARDI dhe ajo që skeme nderkombëtare e mbështetjes që japin financime grante për subjektet e agropërpunimit” – ka thënë ndër të tjera ministri Peleshi.

Ai ka përmendur masat që do të përfitojnë sipërmarrësit dhe operatorët e përpunimit të mishit dhe të qumështit dhe nënprodukteve të tij si sektorë dhe nënsektorë shumë delikatë në vetë natyrën e produkteve që përpunojnë dhe ofrojnë. Kështu, në këtë kuadër për ngritjen e thertoreve të reja për qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, si qarqe me vështirësi më të mëdha do të jepet deri në 200 milionë lekë dhe një vlerë prej 100 milionë lekë për ristrukturimin e thertoreve ekzistuese. Janë 6 thertore të cilat janë rihapur me plotësimin e standarteve të kërkuara nga kuadri ligjor dhe pëmbushjen e kushteve higjeno – sanitare.

 

Next Post
Debati për trahananë, ja si e vlerësonte me një poezi Hasan Zyko Kamberi

Debati për trahananë, ja si e vlerësonte me një poezi Hasan Zyko Kamberi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In