• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pelenat Pampers me element kancerogjenë? Kompania hedh poshtë pretendimet

by Java News
31/10/2016 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm i publikuar disa ditë më parë në median franceze mbi pelenat e fëmijëve të kompanisë Pampers, shprehej se këto pelena përmbajnë derivate nafte të klasifikuara si kancerogjene nga BE.

Pas këtij lajmi ka reaguar vetë Kompania e cila sqaron se në pelena nuk ka asnjë lloj elementi të tillë, të klasifikuar si “PAH” (hidrokarburore policiklike aromatike) ndryshe nga çfarë pretendon lajmi i publikuar më parë.

Njoftimi i Kompanisë Pampers

Njoftim për shtyp Pampers i mohon fuqimisht konkluzionet e studimit Love and Green Asnières, 25 Tetor 2016 –

Në vijim të artikullit të Le Parisien, më datë 25 Tetor, rezultatet e pjesshme të një studimi të kryer me kërkesën e kompanisë së pelenave, Love and Green dhe jo me kërkesë të Asef Association siç tregohet në këtë artikull, Pampers refuzon fort pikat e mëposhtme:

Pampers mohon fort konkluzionet e studimit; – Ne konifrmojmë se nuk i shtojmë “PAH” produkteve tona, në kundërshtim me informacionin në këtë artikull;

– Të gjithë përbërësit e pelenave tona janë të përzgjedhur në mënyrë rigoroze dhe të përcaktuar në detaje të imëta. Ato përputhen me normat e rrepta Europiane, të cilat sigurojnë prodhimin dhe përdorimin e përbërësve;

– Janë bërë testime klinike me seriozitetin më të lartë nga shkencëtarë ekspertë të kësaj fushe dhe pediatër të jashtëm, para se produktet tona të tregtohen;

-Për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës së bebeve, në shtresën e sipërme të pelenave tona aplikohet një shtresë e hollë locioni që ndihmon në zvogëlimin e rrezikut nga skuqja. Ne sigurojmë që përbërësi Petrolatum që përmbahet në këtë locion te Pampers është i pastër dhe plotësisht i sigurt për bebet.

Kjo gjë është vërtetuar nga doktori pediatër dhe dermatolog, Profesor Daniel Hohl, ish President i Shoqatës Europiane të Dermatologjisë Pedriatike

“E kam studiuar thellësisht sigurinë e testimit të pelenave Pampers dhe vërtetoj se këto produkte janë plotësisht të sigurta për t’u përdorur për lëkurën e bebeve. Petrolatum është përbërësi i plogët, i cili jo vetëm që përdoret në mënyrë të zakonshme në kozmetikë por gjithashtu rekomandohet gjerësisht nga dermatologët dhe pediatrët për të mbrojtur lëkurën e bebes.” – Përbërësit e këtij locioni përputhen me normat Europiane mbi kozmetikën dhe janë subjekt i rishikimeve të rregullta nga autoritetet Europiane./java/a.k

Next Post
Gagarimat e klasikëve të kombit kosovar

Gagarimat e klasikëve të kombit kosovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

November 23, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Siguracioni i makinave drejt shtrenjtimit? TPL mund të rritet nga 220 në 400 euro në vit, çfarë parashikon ligji i ri

November 23, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

November 23, 2026
“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

November 23, 2026
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

November 23, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

November 23, 2026
“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

November 23, 2026
Antifashizmi, trashëgimi që duhet mbrojtur / Historianët dhe veteranët bëhen bashkë në Akademinë e Shkencave

Antifashizmi, trashëgimi që duhet mbrojtur / Historianët dhe veteranët bëhen bashkë në Akademinë e Shkencave

November 23, 2026
“5 miliardë euro të ardhura, por larg pritshmërive” / Kreu i Tatimeve: Nëse do të mblidhnim sa Bosnja, do të siguronim pensionet e një viti

“5 miliardë euro të ardhura, por larg pritshmërive” / Kreu i Tatimeve: Nëse do të mblidhnim sa Bosnja, do të siguronim pensionet e një viti

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In