• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gagarimat e klasikëve të kombit kosovar

by Java News
31/10/2016 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lis Bukuroca

Halil Matoshi mendon se kombit kosovar do t’i bashkëngjiten më lehtë pakicat. Kjo mund të imagjinohej sikur Kosova të ishte Amerikë. Atje ndjehen krenarë me të qenit amerikanë dhe me origjinën e vet. Pra janë me dy identitete! Europa nuk njeh akoma identitete të dyfishtë, prandaj ka nocionin ‘minoritet’. Sorbët, sllav në Gjermani, nuk quajnë veten gjerman, por sorb.

As hebrenjtë. Në Bosnje serbet dhe kroatët nuk quajnë veten boshnjak. As grekët në Shqipëri, nuk konsiderojnë veten shqiptarë, turqit në bullgari, hungarezët në Serbi, irlandezët dhe skocezët në Angli, baskët në Francë, as kurdët në Turqi e dhjetëra shembuj të tjerë. Përjashtim bëjnë shqiptarët në Turqi, që quajnë veten turq dhe tani zelli obsesiv për të krijuar kombin kosovar.

Edhe pse ka dhjetëra shembuj si dy Koretë, si dy Gjermanitë e dikurshme, shumë vende arabe, përsëri ai ngul këmbë në teori që mund të vlejnë për kontinentin amerikan dhe Australinë, pra për kombet të krijuara kryesisht nga europianët pas pushtimit të atyre tokave. Në Europë ndryshimi i emërtimit kombëtar barazohet me tradhti nacionale ose dezertim nacional.

Në një artikull, hapur dhe shumë sinqertë, Enver Robelli pat denigruar idenë dhe Matoshin vet. Ky i fundit e falënderonte dhe bënte apel të marrin pjesë edhe të tjerët në atë debat të preferuar prej tij. Pasoi një artikull tjetër i Kimete Berishës, ku e quante Matoshin  ‘llud’.  Nuk mund të kuptohet ajo ngule e tij.

Një komb siç mendon ai, duhet të ketë një gjuhë. Kosovarishtja nuk do të pranohej nga pakicat. Gjuha është elementi kryesor i kohezionit dhe identitetit. Etnonimi kosovar ka origjinë sllave. Kombi kosovar me gegërishten si gjuhë do t’ishte mutacion sllavo-shqiptar. Sllavët e Kosovës nuk do ta pranonin kurrë as gjuhën, as kombin kosovar. As romët jo.  Më shumë ka pasur me komb jugosllav tek shqiptarët në epokën e Titos se sa te romët.

Shtetet nuk krijojnë gjithmonë kombe, e as kombet shtete. Populli nuk është pronar i shtetit, siç mendon ai, por shtetit i dhuron pushtetin. Se populli qenka pronar i shtetit, është relikt i komunizmit. Demokracia nuk njeh popullin si pronar të shteti, por si themelues dhe bartës të sovranitetit. Shteti nuk mund të ketë pronar mbi veten! Domethënë Korea e Veriut nuk paska pronar dhe komb! Koreant e veriut qenkan një mizëri virtuale!

Halil Matoshi mendon se identitetet  janë të shndërrueshëm. Domethënë se mund të kalohet në një tjetër pa asnjë vështirësi. Mu si mendojnë edhe radikalët fetare se të gjithë janë të shndërrueshëm, vetëm duhet detyruara ata, nëse nuk pranojnë, është mirë të zhuken!

Asnjë populli në Europë nuk mund t’i imponohet ndjesia kombëtare. Shtetet në Europë nuk kanë krijuar kombe, por kombet kanë krijuar në shumë vende shtete nacionale. Ato prodhuan tragjedi siç përmendte Claude Lévi-Strauss, por ato kombe janë ndërtues të shteti, jo shteti ndërtues i kombit.

Kombi kosovar nuk do të rriste imazhin e shqiptarëve të Kosovës, por do t’ishte tregues se turpërohen nga identiteti i vetë. Dzeretimet zakonisht si edhe konvertimet ndodhin, kur individi apo një grup ka bindje për identitet negativ. Shqiptarët nuk kanë dëmtuar kombet tjera dhe nuk kanë nevojë të shndërrohen në një komb, që do ta lidhte serbin më shumë me kosovarin se sa kosovarin me shqiptarin.

Nuk do të zgjatem më shumë se këtë ide të dy klasikëve postmarksist, kam analizuar tek artikulli “Kombi kosovar dhe deklarata e Tadiçit”, por vetëm të nënvizoj se Perëndimi nuk çliroi Kosovën për të ndërtuar një komb kosovar, siç propagandon ai, por për të shpëtuar shqiptarët dhe, në ardhmëri, pasi të zbresë iluminizmi në Ballkan, në rast dëshire, bashkimin nuk do ta kundërshtonte askush.

Next Post
Çfarë shkruante Edith Durham për Korçën e dikurshme (FOTOT)

Çfarë shkruante Edith Durham për Korçën e dikurshme (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com