Pele: Nëse do isha futbollist në aktivitet, sot do të luaja me Barçën
Pele në ditët tona do të bënte Messin. Nuk është thjesht një krahasim, dhe as debati i përjetshëm se cili është më i miri i të gjitha kohërave, por vetë Edson Arantes do Nascimento, që të gjithë e njohim më thjesht si Pele, që rrëfen se ku do të dëshironte të luante nëse do të ishte një futbollist në aktivitet. “Sot do të luaja te Barcelona, ka të njëjtin stil të Santosit apo të Brazilit të kohëve të mia. Nëse do të luaja në Angli, do të kisha veshur fanellën e Arsenalit”, ka deklaruar Pele, raporton Supersport.
Deklaratat e Pele erdhën me rastin e vizitës së një ekspozite që ju dedikua në Londër, me legjendën e gjallë të Brazilit që rrëfeu të tjera detaje interesante nga karriera e tij. “Atëherë u ftova shumë herë për të luajtur në Europë. Nga Reali i Madridit, Milani e Manchester United, por në atë kohë Santosi ishte gjëja më e mirë. Sot është ndryshe, pasi janë agjentët ata që vendosin se ku do të shkojnë të luajnë futbollistët”, tha legjenda e futbollit brazialian.
Pele nuk i kurseu kritikat edhe ndaj Diego Kostës që e cilësoi si një shembull të keq, pasi luan pisët, ndërsa për sa i përket agtresivitetit në kohët e tij, evidenton atë të Giovanni Trapattonit, kur të dy luanin futboll dhe italiani bënte mbrojtësin: ”Kujtoj kur luajta kundër Italisë, kundër Trapatonit, as që interesohej për topin, lëshonte vetëm shkelma. Por jam përballur dhe me shumë mbrojtësa të shkëlqyer, ai që më pëlqente më shumë ishte Bobby Moore. Ishte shumë i ashpër por luante pastër, ndërsa dhe me Beckenbauer ishte më mirë të mos kishe të bëje”.









