• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pedofili britanik në Tiranë drejt lirisë pas 11 vitesh burg

by A R
12/03/2017 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtuesi administrative i fondacionit “Fëmijët e Tij” në Shqipëri, David Brown, mund të fitojë lirinë pasi ka kaluar plot 11 vjet pa hekurave me akuzën për pedofili.

Kjo pasi akuzuesit e 66-vjeçarit nga Edinburgu kanë pranuar se kanë gënjyer në gjykatë.

David Brown  u dënua nga dëshmitë e dy djemve që ishin banorë të qendrës “Fëmijët e Tij” në të cilën strehoheshin fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike, kryesisht të moshës nga 2 deri 14 vjeç.

Dy djemtë romë, tashmë të moshës 18 dhe 22 vjeç thonë se kanë pasur presion nga policia dhe psikologu për të bërë dëshmi të rreme.

Ata kanë deklaruar për Sunday Mail se janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtrat e tyre në gjykatë, një lëvizje kjo e cila do të çojë në lirinë e Brown.

Plot 10 djem të qendrës dhanë dëshmi kundër Brown dhe  dy të bashkëpandehurve të tij Dino Kristodulu 52 vjeç i dënuar për pedofili dhe Robin Arnold 63 vjeç.

Brown, i cili ka mohuar gjithmonë akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm, beson se makthit të tij në kryeqytetin shqiptar do ti vijë fundi.

Duke folur për Mail të dielën nga qelia e tij e burgut, ai tha se do të qëndrojë në Shqipëri për tu angazhuar sërish në fushën e bamirësisë ku punonte më herët.

Andon Qoshlli, sot 22 vjeç, një nga dy dëshmitarët që dëshmoi kundër Brown, ka konfirmuar se dëshiron të tërheqë provat që ai dha në gjykatë kur ishte vetëm 13 vjeç.

Ai tha për Mail Sunday: “Psikologu dhe oficeri i policisë më shtynë të them se David ka abuzuar me mua. Ai nuk e bëri dhe më vjen keq që ai është në burg.Unë dua ta shoh atë jashtë dhe ta përqafoj. David na mori nga rruga dhe na dërgoi në shkollë. “

Nëna e Andonit, Luisa 53 vjeç, thotë se nuk ka qenë me djalin e saj kur ai ka dhënë dëshminë.

Ajo tha: “Davidi nuk duhet të jetë në burg. Ai i shpëtoi jetën djalit tim dhe Andoni më ka thënë se ishte Dino i cili ka abuzuar me të”.

“Ne ishim një familje e varfër dhe nuk kishim mundësi financiare për të rritur dhe edukuar fëmijët tanë” shton ajo më tej.

 Dëshmitari i dytë Denis Aliu, sot 18 vjeç, thotë se ai ishte frikësuar nga keqtrajtimi i policisë kur ishte vetëm 6 vjeç, prandaj edhe kishte deklaruar se është abuzuar edhe nga Broën.

Denis, i cili ishte marrë nga një jetë e tmerrshme në rrugët e Yzberishtit të Tiranës në shtëpinë e Brown, ka thënë: “Davidi nuk duhet të jetë në burg. Isha i ri në atë kohë dhe i thashë gjykatës çfarë më kishte udhëzuar psikologu për të thënë.

“Më premtuan top futbolli, ëmbëlsira, ushqim, para për të më bërë të lumtur nëse do të thoja para gjykatës çfarë dëshironin ata. Unë e di unë kam bërë një gabim të madh dhe dua të shkoj në gjykatë për ta korrigjuar atë. “

Ai shtoi më tej: “Në momentin para se të jepja dëshminë psikologu i shtetit më tha: “Shko dhe thuaj atë që të kam thënë”.

Avokatja e Brown, Gjystina Golloshi, thotë se me 20 mars në Gjykatën e Lartë dy djemtë do të japin dëshmitë e reja, të cilat mund te merren parasysh pasi të dy janë mbi moshën 18 vjeç.

Sipas Golloshit Andon edhe në gjykimin fillestar kishte deklaruar se nuk është abuzuar nga Brown, por gjyqtari nuk e mori parasysh dëshminë.

“Ai u mor në pyetje përsëri të nesërmen, dhe deklaroi: “Po, David ka abuzuar me mua “.

“Gjyqtari konsideroi vetëm dëshminë e dytë.

Skocezi David Brown mbërriti në Shqipëri në vitin 2000.

Një vit më pas, me mbështetjen e kishave në Shqipëri dhe Britani të Madhe, ai hapi një jetimore.

Ai ka ndihmuar fëmijët romë që lypin në rrugë dhe i ka mbështetur ato me ushqim dhe të holla.

Prej vitit 2006 ai vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë 302 në Tiranë, si i vetmi i huaj mes 300 të burgosurve.

Brown kishte depozituar kërkesë kundër dënimit të tij në Gjykatën e Lartë edhe në 2006, por ishte refuzuar.

Mail thotë se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë nuk ka preferuar të japë koment për këtë çështje.

Ndërkohë Albert Malaj, drejtor i burgut “Mine Peza” thotë se: “David Brown është një person i devotshëm. Çdo ditë ai merr më shumë se 10 letra nga mbështetësit e tij nga vende të ndryshme. Kjo është diçka unike për një të burgosur në burgun shqiptar.”

 Dëshmitari i dytë Denis Aliu, sot 18 vjeç, thotë se ai ishte frikësuar nga keqtrajtimi i policisë kur ishte vetëm 6 vjeç, prandaj edhe kishte deklaruar se është abuzuar edhe nga Broën, shkruan Oranews.

Denis, i cili ishte marrë nga një jetë e tmerrshme në rrugët e Yzberishtit të Tiranës në shtëpinë e Brown, ka thënë: “Davidi nuk duhet të jetë në burg. Isha i ri në atë kohë dhe i thashë gjykatës çfarë më kishte udhëzuar psikologu për të thënë.

“Më premtuan top futbolli, ëmbëlsira, ushqim, para për të më bërë të lumtur nëse do të thoja para gjykatës çfarë dëshironin ata. Unë e di unë kam bërë një gabim të madh dhe dua të shkoj në gjykatë për ta korrigjuar atë. “

Ai shtoi më tej: “Në momentin para se të jepja dëshminë psikologu i shtetit më tha: “Shko dhe thuaj atë që të kam thënë”.

Avokatja e Brown, Gjystina Golloshi, thotë se me 20 mars në Gjykatën e Lartë dy djemtë do të japin dëshmitë e reja, të cilat mund te merren parasysh pasi të dy janë mbi moshën 18 vjeç.

Sipas Golloshit Andon edhe në gjykimin fillestar kishte deklaruar se nuk është abuzuar nga Brown, por gjyqtari nuk e mori parasysh dëshminë.

“Ai u mor në pyetje përsëri të nesërmen, dhe deklaroi: “Po, David ka abuzuar me mua “.

“Gjyqtari konsideroi vetëm dëshminë e dytë.

Skocezi David Brown mbërriti në Shqipëri në vitin 2000.

Një vit më pas, me mbështetjen e kishave në Shqipëri dhe Britani të Madhe, ai hapi një jetimore.

Ai ka ndihmuar fëmijët romë që lypin në rrugë dhe i ka mbështetur ato me ushqim dhe të holla.

Prej vitit 2006 ai vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë 302 në Tiranë, si i vetmi i huaj mes 300 të burgosurve.

Brown kishte depozituar kërkesë kundër dënimit të tij në Gjykatën e Lartë edhe në 2006, por ishte refuzuar.

Mail thotë se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë nuk ka preferuar të japë koment për këtë çështje.

Ndërkohë Albert Malaj, drejtor i burgut “Mine Peza” thotë se: “David Brown është një person i devotshëm. Çdo ditë ai merr më shumë se 10 letra nga mbështetësit e tij nga vende të ndryshme. Kjo është diçka unike për një të burgosur në burgun shqiptar.”

Next Post
Rama: Respektoj demokratët e thjeshtë, por PD luan teatrin e virgjëreshave. Çadra s’do i mbrojë dot nga Vettingu

Rama: Për ndryshimet në qeveri flas sot në orën 17:00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In