Nga Albert Sheqi*/ Ky është libri i dytë shumë i dobët i Blushit. Pas sprovës provokuese “Hëna e Shqipërisë”, që ishte i dobët, romani “Kandidati” është shumë i dobët. Sigurisht që edhe mundet që të shiten kopje të shumta të romanit në panairin e afërt të librit, por shitja e shumë kopjeve të siguron para, por jo vendin në letrat shqipe.
Arsyet pse është roman shumë i dobët:
Shkrimtari rreket të përdorë letërsinë në funksion të politikës, sepse është politikan që tanimë ndjen kufizimin e të shkruarit të letërsisë artistike nga fusha e minuar e politikës.
Romani ka doza shumë të larta mllefi vetjak, cinizmi të kotë, sarkazme bajate, simbolizmi gati alegorik dhe përgojimi të pafalshëm të personazheve historike.
Romani është shkruar me turravrap ec-të-kapim-panairin-e-librit.
Ky ngut grafomanik përpos që dallohet te gabimet e shumta, (p.sh. mungesa e shumë ë-ve apo ç-ve,) pranohet hapur edhe nga vetë autori, i cili mbyll romanin me “20 shtator 30 shtator 2015.”
Nuk e di “ç’ka dashur të thotë autori” me këto data në mbylljen e romanit?
Dhe të mendosh se Blushin e kam për zemër.
Prandaj nuk po shkruaj më gjatë por, ama, ndihem i vjedhur me 1000 lekë.
Prandaj edhe mund ta shes këtë roman, nëse do të ma blej ndokush pas këtij statusi, sigurisht…!
*Autori është pedagog i letërsisë amerikane në Universitetin e Tiranës.