• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Brisida e Tatimeve, mollë sherri midis gazetareve

by A R
04/11/2015 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalja e drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, në studion e emisionit “Dritare”, përveç vëmendjes që tërhoqi në media për imazhin e ri që drejtoresha përcolli, ka shkaktuar një përplasje të fortë mes gazetareve në Shqipëri dhe mënyrës se si u trajtua lajmi.

E para që postoi një koment në mbrotje të Shehajt, ishte drejtuesja e “Anabel”, Dalina Buzi, e cila kritikonte mediat se përse kishin vendosur të vinin në dukje këtë ndryshim në paraqitje të Shehajt. Për Buzin, Brisida Shehaj është vajza që punon në këtë vend dhe ka një nga rolet më të rëndësishme në shtet.

“Ajo çfarë më tmerroi nga i gjithë ky mbulim për të “pjeshkëzuar” (nëse do të ‘vidhja’ shprehjen slang të brezit të ri) Drejtoreshën e Tatimeve, ishte fakti që këtu gjithnjë e më shumë po zhvillohet dhe po forcohet një mllef ndaj gruas që punon. Briseida bëhet drejtoreshë dhe e quajnë “vegël” të Ramës. Briseida del në konferencë për shtyp me këmishë të mbyllur deri në grykë dhe pa grim dhe e quajnë “burrë”. Briseida krihet e lyhet në një studio si çdo njeri tjetër në planet, që kur del në studio televizive lyhet e krihet (burrat, për ata që s’e dinë, vendosin të gjithë pudër në fytyrë) dhe i thonë “U bëre e bukur dhe u zbute”. Briseida vetë, si një grua në një nga rolet më të rëndësishme në këtë qeverisje, nuk merret seriozisht”, shkruan ndër të tjera Buzi.

Edhe moderatorja e emisionit “Dritare”, Rudina Xhunga e ka kritikuar qëndrimin e mediave, duke arritur deri aty sa ta quante dhunë mbi gruan. “Komentet për punën e saj janë të mirëpritura. Çdo vëzhgim mbi feminilitetin edhe duke shtrembëruar fjalët e saj, në përpjekje për ta paraqitur të bukur, pra të paaftë është dhunë ndaj gruas. Dhunë e rëndë verbale”, shkruan ajo.

Por, me këto komente të dy gazetareve nuk ka qenë dakort kryeredaktorja e emisionit “Opinion”, Desada Metaj, që në një shkrim të sajin shprehet se “gazetaro-avokatet” jetojnë në një Shqipëri tjetër nga se çfarë është në të vërtetë. Ajo u kërkon kolegeve që të flasin për mënyrën se si Shehaj arriti në atë post dhe se a është e trajnuar për një pozicion të tillë.

“Por më shumë se vetë drejtoresha,më duken të shqetësuara intervistueset e porositura të saj dhe disa të tjera që shohin tek Brisida femrën e zotë, drejtoreshën e aftë që keqkuptohet dhe anatemohet për bukurinë dhe seksizëm. Kaq xhelozi të ketë në gazetarinë shqiptare sa të errësohet gjykimi dhe vlerat e saj t’i shohin vetem 2 apo 3 gra të gazetarisë që kanë fatin ta kenë Brisidën dhe shoqe tavolinash? Kaq mirë dhe rezultative është puna e tatimorëve sa të gjithëve u errësohet shikimi dhe përqëndrohen vetëm te këmbët dhe buzët e drejtoreshës? Kaq të poshtër qënkan shqiptarët e rrjeteve sociale sa nuk arrijnë dot të shohin dhe prekin suksesin në mbledhjen e të ardhurave? Ndoshta po. Ndoshta zonjat gazetaro-avokate jetojnë në realitetin e Shqipërisë që mbledh tatime,në Shqipërine ku pritet kupon tatimor në çdo dyqan dhe lokal,në Shqipërinë ku çdo biznes i madh paguan dhe është i rregullt me ligjin. Në Shqipërine ku nuk i merret malli shitësit të misrit në rrugë se nuk ka kasë,në Shqipërinë ku tatimorët,nuk janë ata komshinjtë që kanë blerë apartamentin luksoz në pallatin tuaj… Por për këtë gazetaro avokatet duhet të më bindin se Brisida e ka merituar këtë pozicion,se ajo është trajnuar dhe shkolluar për një post të tillë ,se ajo nuk është vetëm e përkëdhelura e kryeministrit dhe e bindura e tij e zellshme”, shprehet Metaj.

NewsBomb

Next Post

"Ushtria" 2.5 milionëshe e atyre që udhëtojnë gjithmonë gratis në avion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com