• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

PE, dritë jeshile për Kosovën, rezoluta njeh progresin drejt BE-së

by Java News
14/06/2017 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën një raport të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Raporti u miratua me 474 vota për, 134 kundër dhe 64 abstenime. Lunacek ka thënë se disa ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, votimi i PE-së “edhe një herë dërgon një sinjal të fortë se e ardhmja e Republikës së Kosovës është në Bashkimin Evropian”.

“Fillimisht, ky raport kërkon nga politikanët dhe partitë politike që me shpejtësi të formojnë Qeverinë”, ka thënë Lunacek, duke shtuar se duhet vazhduar rruga drejt BE-së dhe për të bërë përparim drejt liberalizimin e vizave, “aq të dëshiruar nga qytetarët e Kosovës”.

“Dy kriteret e mbetura duhet dhe mund të përmbushen nga Kosova së shpejti: ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës është domosdoshmëri.

Edhe për kushtin e dytë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është bërë përparim por qeveria e re duhet të sigurojë progres të mëtejmë”, ka thënë ajo.

Lunacek ka ripërsëritur se lajm i mirë për Kosovën është edhe hyrja në fuqi e MSA-së. Një gjë e tillë, sipas saj, duhet të inkurajojë edhe vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën që t’i bashkohen 114 vendeve të OKB-së që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë, shkruan Insajderi.

“Kjo njohje do të ndikonte edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Lunacek. Ajo ka kërkuar vazhdimin e dialogut mes dy vendeve si dhe zbatimin e marrëveshjeve.

“Në këtë kontekst, implementimi i marrëveshjes për kodin telefonik është një hap përpara”, ka shtuar Lunacek. Nënkryetarja e PE-së po ashtu e ka cilësuar si zhvillim pozitiv pjesëmarrjen më të lartë të serbëve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. (b.an)

Next Post
Eduart Ndocaj: Rama ka përçarë PS, Meta më kërcënon me anë të Dritan Kabajt

VIDEO/ Nënkryetari i partisë së kaubojsit: Dëshira ime të burgoset Meta! Ndocaj: "Amin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In