Përveç dy pozicioneve qeveritare, PDK-së do t’i duhet ta zgjedhë edhe pasardhësin e Hashim Thaçit në krye të partisë. Kandidati kryesor për këtë post mbetet nënkryetari aktual, njëkohësisht kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan Koha Ditore.
Pas kalimit të Thaçit në Presidencë, PDK-ja ka intensifikuar edhe takimet brenda strukturave të partisë. Por sekretari i përgjithshëm në PDK, Basri Musmurati, ka thënë se duhet kryer disa procedura para se ta zgjedhin shefin e ri të partisë.