• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PDK i “zë derën” Kurtit, deputetët bllokojnë hyrjen në Kryeministri: Po ushtron funksionin në kundërshtim me ligjin

by E B
17/08/2026 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë vendosur përpara goditës qeveritare të kryeministrit në detyrë Albin Kurti duke i bllokuar këtij të fundit hyrjen kryesore në institucion.

Deputetja Eliza Hoxha thotë se Kurti po ushtron funksionin e tij si kryeministër në kundërshtim me ligjin. Ajo i referohet ngërçit politik, me të cilin Kosova prej muajsh po përballet për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

“Që nga dita kur e kanë bërë betimin si deputetë, jo prej certifikimit të rezultateve, ata qëndrojnë ilegalisht në pozicionet që i ushtrojnë edhe sot. Për këtë jemi mbledhur këtu, për të mos e lejuar hyrjen e tij në zyrat e Kryeministrisë. Z. Kurti duhet ta kuptojë se, në vend që ta sabotojë Kuvendin, duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Ky është qëllimi parësor dhe puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit, ta propozojë emrin dhe të ecim përpara me themelimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të”, tha mes tjerash Hoxha.

Kjo është dita e datë që deputetë të PDK “i zënë derën” Albin Kurtit. Afati i fundit për konstituimin e Kuvendit ishte 7 gushti. Kurti kërkoi më shumë kohë për të biseduar me partitë opozitare me qëllim arritjen e një marrëveshje për emrin e presidentit të ri, në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e 4-ta që nga fillimi i vitit 2025.

Përveç Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK) të drejtuar nga Lumir Abdixhiku, asnjë parti tjetër opozitare nuk e ka pranuar ftesën e Kurtit për bisedime. As me LDK nuk është arritur një marrëveshje.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë u mbajtën me 7 qershor, rezultat që u dominua përsëri nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, i cili mori 53 mandate. Rrjedhimisht ai ka nevojë për bashkim forcash me opozitën për t’i dhënë vendit presidentin e ti e për t’i dhënë fund krizës institucionale.

Duhen të paktën 61 për ta konstituuar Kuvendin dhe formuar Qeverinë e re. Për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nevojitet prania e 80 deputetëve në sallën e Kuvendit me 120 vende që votimi të jetë i vlefshëm.

Next Post
Gazidede dhe Horoskopa

Welcome to Penelopa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com