Pas një mbledhjeje të gjatë, partia më e madhe në vend, PDK ka marrë një sërë vendimesh për situatën politike dhe zhvillimet në ditët dhe muajt në vazhdim. Burimet i kanë thënë KTV-së se vendimi më i rëndësishëm që është marrë ka pasur të bëjë me pasuesin e Hashim Thaçit në krye të partisë. Mësohet se me pajtim të plotë, Kadri Veseli është para-nominuar për të qenë kryetari i ri i partisë, pasi që Thaçi të bëhet president. Gjithashtu është diskutuar për atë se kush do ta pasojë Hashim Thaçin në krye të ministrisë së jashtme, për ta balancuar pushtetin me LDK-në.