• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga tarifat, tek Ukraina dhe kaosi i Musk! “Çmenduritë” e Trump në 50 ditë si President

by A R
10/03/2025 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump ka bërë kaq shumë gjëra në 50 ditë rikthim në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse premtoi gjatë fushatës se do të rimëkëmbte ekonominë amerikane, më shumë se sa lehtësim në “portofolin” e amerikanëve, është ndjerë vetëm toni i tij i ashpër dhe politikat gati absurde.

Ambiciet imperialiste

“Në një mënyrë a në një tjetër, do i marrim”, kështu është shprehur ai për Greenland, që është territor autonom i Danimarkës. Në fokusin e tij është edhe aneksimi i Rripit të Gazës dhe Kanalit të Panamasë. Bazuar në sondazhet, më shumë se 50% e amerikanëve nuk janë dakord me këto paralajmërime të Trump.

Bisedimet e dështuara me Ukrainën

Pa asnjë “urdhër” të dhënë nga Kremlini, Amerika i dorëzoi një tjetër territor të Ukrainës Rusisë. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth u tha aleatëve europianë se okupimi i atij territori është krejtësisht objektiv. Takimi mes Trump dhe Zelensky-t vetëm sa i dha “dritën jeshile” Vladimir Putin, i cili pak ditë më vonë vijoi me sulmet atje.

Roli i Trump në lirimin e Tate

Miliona amerikanë që i dhanë votën Trump, pasi ai premtoi t’i jepte trafikimit të qenieve njerëzore me ligje strikte dhe duke goditur bandat kriminale, kanë pësuar zhgënjim pasi Andrew Tate u mirëprit në Amerikë. Thuhet se administrata e Trump ka luajtur rol kyç në ushtrimin e presionit ndaj qeverisë rumune lidhur me Andrew dhe Tristan Tate. Vëllezërit, akuzohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe sulme seksuale.

Liderët europianë në “shënjestër”

Kjo periudhë është cilësuar si një ndër më “kritiket” për raportin SHBA-Europë. Kancelari i mundshëm i Gjermanisë Friedrich Merz ka deklarur se “vendi duhet të jetë më pak i mbështetur tek Amerika”. Ndërsa, Britania e Madhe është zotuar për t’i qëndruar pranë Ukrainës, me dërgimin e trupave në kuadër të misionit paqeruajtës.

Kaosi i Elon Musk

Që prej përshëndetjes së tij virale si nazist e deri te “ndjekja hap pas hapi” e Trump, bilioneri është kthyer në një prej protagonistëve në jetën politike globale tashmë. Raportohet se ai ka “gisht” në pjesën më të madhe të shkarkimeve që janë bërë nga Trump, përfshirë dhe figura të shquara të politikës amerikane dhe me eksperiencë të gjatë.

Tarifat ndaj vendeve fqinje

Ishte parashikuar që dollari të rritej në vlerë pas vënies së tarifave ndaj Kanadasë dhe Meksikës, por Trump është tërhequr nga ky vendim, pasi ka kuptuar se në fakt kjo gjë ndikon negativisht në ekonomi.

Ngrirja e fondeve për programet e ndihmës

Miliona dollarë ndihma u shkurtuan (edhe për Gazën) duke kërcënuar kështu një armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit. Ndihma e huaj që synon eliminimin ose kufizimin e përhapjes së sëmundjes është gjithashtu në rrezik. Programet e USAID-it kanë shpëtuar më shumë se 20 milionë jetë në Afrikë përmes trajtimit të HIV dhe AIDS-it, si dhe Ebolës. Ende nuk dihet a do vijojë e tillë kjo situatë.

Shënim: Imperializmi është një politikë në të cilën vendet e mëdha apo të fuqishme kërkojnë të zgjerojnë autoritetin e tyre përtej kufijve të tyre. Vendet imperialiste marrin nën kontrollin e tyre vende të tjera. Ata mund të përdorin forcën ushtarake për ta bërë këtë.

Next Post
Seanca për vrasjen e Martin Canit, avokati: Do e kundërshtojmë vendimin, duam që të zbardhet gjithçka

Seanca për vrasjen e Martin Canit, avokati: Do e kundërshtojmë vendimin, duam që të zbardhet gjithçka

Comments 1

  1. Opionisti says:
    1 year ago

    Te hetohetihete gjykakundet presindenti .mos haro ukraina ka mare teritore te ruse dhe toka techunbura rusise por nuk marveshje me rusise ukraine ne arabi sauide por ushria private do sulmoje gjerogje moldavi gjekisllovaki estoni me ne krye ivani i rusise ..po Milani dodi ka fllluar lufte bashke serbe maqendona grege bullgare rumune hungarese grege qipro kubde pupullise shqiptare kosovare boshnjake dhe came kroate sllovene ne bosnje dhe midis kufife kroate sllovene. ..Mos haro zgjedhe federale emere partia demokaratike dhe primare fiton xhon bajde vances perpalle enerik kryari bashkise njujorku fiton eneriku eneriku mere kater mandate atonjo blinke julian cave barak obama bill kliton majk

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In