• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PDIU kundër PS për “mbetjet”? Çfarë u premtoi Idrizi përfaqësuesve të AKIP në takim

by A R
29/10/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rezervave të shprehura nga LSI në lidhje me ligjin e mbetjeve, pas rikthimit në Kuvend nga presidenti, aleati i dytë më i madh i PS brenda koalicionit qeverisës PDIU, duket se do votojë kundër Draftit. Edhe pse jo një vendim përfundimtar, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe Sekretarja e Përgjithshme e kësaj force Mesila Doda pas një takimi që zhvilluan me përfaqësues të AKIP lanë të nënkuptohet se votat e çamëve do të jenë kundër importit të mbetjeve.
Shoqëria civile dhe kërkoi votat e PDIU për ta rrëzuar ligjin e mbetjeve.

Në këtë takim Idrizi u shpreh se deputetët e PDIU-së nuk e votuan projektligjin për importin e mbetjeve, pasi nuk kishte informacion. Sipas kreut të PDIU-së, iniciativat e AKIP kanë bërë të mundur që qytetarët të kenë një informacion më të gjerë për importin e mbetjeve.

“Vlerësoj shumë iniciativën tuaj qytetare, e cila na ka bërë të gjithëve të mendojmë për çështjet që ju ngrini dhe të kemi një informacion më të gjerë. Ju e dini që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk e votoi ligjin për importin e mbetjeve që u paraqit në Parlament, ne u larguam nga seanca. Kjo për dy arsye! E para nuk kishim asnjë lloj informacioni për këtë projektligj dhe mënyrën se si ai ju adresua Parlamentit. E dyta për shkak të sensibilitetit tuaj, i cili na bëri që ne të kuptonim se ka një gjë dhe duhet të thellohemi në arsyetimin dhe vendimmarrjen tonë. Më duhet t’iu vlerësoj për gjithçka që ju bëni, sepse një ndër gjërat që po tentohet të ndodh në Shqipëri është edhe mpirja e opinionit publik. Unë e di shumë mirë dhe me të drejtë, qytetarët në Shqipëri po thonë që politika nuk funksionon, por do të ishte e padrejtë dhe shumë e rëndë për Shqipërinë, nëse shoqëria civile nuk reagonte. Ju jeni rasti që shoqëria civile jo vetëm reagon, por ka edhe profesionistë dhe figura të nderuara për këtë kauzë”, u shpreh Idrizi.

Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë gjithmonë në krah të publikut dhe në krah të shoqërisë civile.

“Unë i bashkohem iniciativës tuaj që të kemi jo vetëm një përmirësim të ligjit të mbetjeve, por të kemi edhe një detyrim për të gjitha bashkitë. Kjo do të thotë edhe prekje e ligjit për reformën administrative, ligjit për pushtetin lokal, një ligj që kërkon shumicë të cilësuar dhe kërkon kompromis të gjerë. Ne do të jemi mbështetës për këtë nismë. Asnjë nga ne, nuk është kundër industrisë ricikluese, pasi siç e thatë edhe ju, industria ricikluese e zhvilluar do të thotë një Shqipëri më e pastër”, tha Doda.

Ajo i ka propozuar AKIP që tw bëhet iniciatore për ndryshimin e ligjit për referendumin dhe PDIU do ta mbështesë.

“Do të propozoja që të bëheni iniciator për një ndryshim të ligjit për referendumin. Kështu siç është sot, ligji për referendumin është i pazbatueshëm. Çdo pushtetar dhe pushtetarët lokalë shumë herë, kanë nevojë që të kenë një pengesë, një ndalesë, jo vetëm të abuzivizimit por edhe të arrogancës që kanë. Siç është sot ligji për referendumin, me ligjin e Gjykatës Kushtetuese, është e pamundur për referendum. Ne kemi kërkuar në Parlament, ne kemi kërkuar edhe kur u bënë ndryshimet kushtetuese, kemi çuar zyrtarisht kërkesën për ndryshimin e këtij ligji. Duan ta mbajnë sistemin të izoluar, sistemin të mbyllur nga fuqia e njerëzve. Për ne, në këto kushte që është Shqipëria dhe në kushtet e arrogancës që shumë herë e shikojmë të shpalosur në politikën shqiptare, është diçka jetike për sistemin politik shqiptar, që të kemi referendumin si mjet për të kufizuar pushtetin e pushtet-mbajtësve. Ne e kemi çuar si propozim dhe le të bëhemi bashkë për këtë sistem. Faleminderit që keni qenë kaq rezistencë dhe që na keni bërë të kuptojmë edhe gjëra që ne nuk i dinim. Bashkë me deputetët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jemi gjithmonë nga ana e publikut dhe nga ana juaj”, u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda./a.m.

Next Post
La Liga nis hetimet ndaj Neymar-it dhe Barcelonës

FOTOT/ Luksi i Neymar mes brazilianëve të varfër, vila luksoze që vlen miliona euro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In