• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PDIU i përgjigjet Greqisë: Idrizi u zgjodh në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë

by
23/05/2015 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i MPJ greke e konsideroi si shovinist Idrizin pas interesimit të mediave për këtë përzgjedhje.

Pas kësaj ka reaguar me anë të një deklarate për mediat PDIU. Ajo theksoi se Idrizi është zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit konform Rregullores së Kuvendit dhe në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

“Votimi i kryetarit tonë, deputet prej disa legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, Rregulloren e Kuvendit, dhe një marrëveshje politike qeverisëse, është një akt i brendshëm  sovran i institucioneve tona më të larta.

Na duket e çuditshme sesi një zyrtar i lartë i një shteti fqinj që ka probleme të mëdha, me pasoja të rënda për gjithë Europën, gjen kohën të komentojë aktet tona të brendshme, rutinë e veprimtarisë së parlamentit.

Është fakt se shumica e re, me një shkallë shumë të lartë pavarësie në vendimmarrjen e vet,  e ka bërë të qartë njëkohësisht se është në favor të marrëdhënieve miqësore me Greqinë, në respekt të parimeve të njohura të sovranitetit, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njeri tjetrit,  të sanksionuara mes të tjerave dhe në Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve tona. 

Edhe votimi i zotit Idrizi është brenda kësaj fryme miqësie dhe bashkëpunimi, me Greqinë, me fqinjët tanë, me gjithë aleatët tanë strategjikë.

Në lidhje me cilësimet politike, ne do donim të thonim se programi i PDIU-së, pozicionimet e saj politike nuk kanë kurrfarë «perceptimi irredentist, të lidhur direkt me të kaluarën e tmerrshme fashiste dhe naziste të Europës».

Përkufizime të tilla kanë në bazë një falsifikim historik prej të cilit ne kujtonim se Greqia e sotme e qeverisur nga e majta me histori të përbashkët lufte me partizanët tanë, do të ishte e çliruar. Po e ndihmojmë pak zyrtarin grek ta kuptojë këtë falsifikim“.

Koha e kaluar të cilit Kutras i referohet, na sjell ndërmend  një fashist të madh e të vetdeklaruar, ish kryeministrin grek Metaksai, i cili e miratoi pushtimin e Shqipërisë, por që e pësoi vetë për shkak të dritëshkurtësisë politike të tij.

Këto përkufizime të zyrtarit grek, na kujtojnë sigurisht bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, në të dy vendet dhe kombet tona, të cilët historia i ka dënuar megjithëse jo njëlloj. Këtë diferencim na e përkujton përshembull ish numri dy i ambasadës amerikane në Athinë, John Bradley Kiesling, i cili thotë se ndryshe nga bashkëpunëtorët grekë të fashizmit që u rehabilituan, shqiptarët e Çamërisë u fajësuan kolektivisht. 

Greqia është i vetmi vend europian që ka pasur në fund të viteve `80 për kryeministër, nipin e kryeministrit kuisling të kohës së luftës. Shqiptarët e Çamërisë kanë qenë viktimë  e një bashkëpunëtori të gjermanëve si Napoleon Zerva.  

E vërteta është se një numër shumë i madh i shqiptarëve të Çamërisë kanë luftuar dhe derdhur gjakun e tyre krah më krah me grekët, kombet bashkëluftuese kundër nazizmit dhe fashizmit, duke formuar plot dy batalione kundër okupatorit, një numër i madh për popullsinë e tyre.

Figurat emblematike të partisë greke në pushtet si Manolis Glezos, etj., kanë luftuar krah më krah me luftëtarët e batalionit “Çamëria” dhe për më tepër të batalionit “Ali Demi”, pjesë e EAM.

Ndaj pjesa e parë e reagimit zyrtar grek është e njëjtë si të thuash se drejtuesit shpirtëror të së majtës greke kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit“, përfundon deklarata e PDIU.

Next Post

Elita 5 premton një vidioklip të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

June 23, 2026
Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

June 23, 2026
Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

June 23, 2026
Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

June 23, 2026
Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Balla nxjerr provën: Udhëheqësi i protestës në Tiranë lavde për organizatën terroriste Hezbollah!

June 23, 2026
Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

June 23, 2026
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

June 23, 2026
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

June 23, 2026
Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

June 23, 2026
Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In