• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD zyrtarizon bojkotin: Në zgjedhje vetëm kur të iki Rama!

by Java News
23/04/2019 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak para se të nisë mbledhja e PD-së me aleatët, publikohet marrëveshja me 10 pika e PD-së, që pritet të firmoset nga aleatët. Sipas pikave të marrëveshjes PD do të futet në zgjedhje vetëm nëse ikën Rama. Ndërsa janë 7 parti që do të nënshkruajnë me PD-në: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

Në takim veç Bashës, jane edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të dy të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së për hartimin e një marrëveshjeje, e cila ka për synim përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më kryesorja, krijimi i një qeverie tranzitore. Në marrëveshjen që do të duhet të marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve opozitarë do të përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin e qeverisë tranzitore.

Marrëveshja me 10 pika 

1. Krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

3. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:

-kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të përkohshme parlamentare.

-përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

-Realizimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit , luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

– Krijimin e klimë së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrje politike.

– Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

4. Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.

5. Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve (të diktuara nga pakti i Edi Ramës në krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.

6. Rikonfirmojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë . Familjen Europiane.

7. Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare apo politikat rënduese fiskale. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private. Kjo Platformë e Përbashkët ka për qellim nxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

8. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

9. Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të çdo cilit dhunohet nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.

10. Angazhohemi për një marrëdhënie elektorale me çdo individi apo parti politike, të identifikuara aktualisht si opozitare, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.

Koalicioni i Bashkuar Opozitar dhe Qytetar ngarkon Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe e Koalicionit, për realizimin e marrëveshjeve individuale apo në grup për zgjedhjet me të gjitha palët nënshkruese.
Partitë politike të Kolaicioni opozitar .

 

Next Post
Këto janë grupet e gjakut që rrezikohen nga ataku në zemër

Simptomat e sulmit në zemër: 7 shenjat se kur duhet ta thërrisni ambulancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

baste

Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

January 20, 2026
BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

January 20, 2026
Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

January 20, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

January 20, 2026
Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In