• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD vijon akuzat: Aferë korruptive edhe me portin e Durrësit

by A R
06/01/2021 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Partisë Demokratike, porti i Durrësit është vendi i radhës ku kryeministri Edi Rama do të kryejë një aferë korruptive.

Në një deklaratë për shtyp, Jorida Tabaku tha se një nga kalatet e portit do t’i jepet me koncesion për 5 vjet një kompanie ofshore. Për gjithë këto vite, sipas PD-së, pritet që të përfitojnë 30 milionë euro nga taksat.

Tabaku tha se kompania që ka fituar koncesionin quhet “Hili Company Limited” dhe operon në Maltë. Sipas saj kompania njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”.

Deklarata e plotë:

109 ditë para largimit, Edi Rama po lë pas tokën e djegur. Radha i ka ardhur Portit të Durrësit, një aferë korruptive 30 milionë euro, që ne e denoncuam 2 muaj më parë.

Njerëzit e papunë, të rinjtë që po e braktisin vendin se Rama nuk u la as edhe një mundësi për të shpresuar, biznesi dhe shtresa e mesme të rrjepur nga taksat nuk janë asgjë për Edi Ramën.

Edi Rama mendon vetëm për Edi Ramën, prandaj edhe një nga kalatat e Portit të Durrësit, i është dhënë me koncesion për 5 vjet një kompanie ofshore, pronarët e të cilës fshihen në parajsa fiskale.

Edi Rama ka detyrimin t’u thotë sot shqiptarëve kujt ia ka dhënë me koncesion kalatën e Portit të Durrësit për të futur në xhep 30 milionë euro nga taksat.

109 ditë para largimit Edi Rama nuk mund t’u fshihet më shqiptarëve.

Ata e dinë dhe e ndjejnë në lëkurë se për 8 vjet me radhë ky kryeministër i gënjeu, i mashtroi, shkatërroi ekonominë, rriti koston e jetesës dhe papunësinë.

Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në listën e grabitjeve të taksave të tyre nga qeveria edhe Portin e Durrësit.

Kompania e shpallur fituese për koncesionin 30 milionë euro quhet “Hili Company Limited”. Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”.

Administratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrimin e parave dhe për mekanizma të ngjashëm. Prandaj, Edi Rama duhet të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë çfarë e detyroi të japë pasurinë e vendit, kalatën e Portit të  Durrësit, tek një kompani fantazmë.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama bën biznes të pistë me pasuritë dhe taksat e shqiptarëve.

Të njëjtën skemë ka ndjekur edhe me incineratorin e Tiranës, pronarët e të cilës janë të fshehur në llogari ofshore dhe paguhen miliona euro nga qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Erion Veliajt.

•             Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie?

•             Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit?

•             Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?

Këto pyetje duan përgjigje konkrete nga përgjegjësi kryesor i shkatërrimit të ekonomisë sonë dhe i shpresës së mijëra të rinjve.

109 ditë para largimit të virusit më të keq për Shqipërinë, Partia Demokratike ka një angazhim konkret: Koncesioni 30 milionë euro në Portin e Durrësit do të hetohet me prioritet dhe ka për t’u anulluar!

Kushdo që fshihet pas tij nuk ka për të gëzuar vjedhjen e shqiptarëve!

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 7 Janar 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

October 8, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”…

October 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki

October 8, 2026
Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

October 8, 2026
Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

October 8, 2026
Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

October 8, 2026
Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

October 8, 2026
Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën -

Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën –

October 8, 2026
Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

October 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Lindi dielli shkrepi drita, po na vjen LaCivita…

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com