• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD “tokë e xanun” e Berishës, tani edhe me hipotekë!

by Desada Metaj
17/06/2024 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

Dhe në ditën e tretë të vulëmbajtjes, atëherë kur euforia e militantëve po djersitet nga vapa e vetmja gjë e freskët në PD e doktorit vazhdon mbetet “berishizmi”.

Sepse në thelb gjithçka e nisur 33 vjet më parë dhe e vulosur 3 ditë më parë nga Gjykata e Apelit është në funksion dhe sinkron të mënyrës se si Sali Berisha ka drejtuar partinë e tij, ka qeverisur vendin dhe ka manipuluar me të gjithë pushtetet e varura dhe të pavarura prej tij. Për këto arsye ai meriton trajtimin me kujdes nga historia si njeriu që i mbijeton politikës në katin e tetë të pallatit ku banon, duke mos qenë koherent me asnjë qëndrim politik këto 33 vjet përveç mënyrës si trajton kundërshtarin politik dhe “armiqtë e brendshëm”. Këto dy elementë kombinuar me efiçencën e aleancave fluide të doktorit me “regjimin” ishin vendimtare në lulëzimin e biznesit të familjes së tij dhe të betejës me pjesën antiberishiste në PD.

Tashmë është e qartë se PD është pronësi e familjes Berisha. Personalisht kam besuar se brenda një partie të madhe ngjizur nga njerëz të lirë dhe idealistë, me gjithë moskuptimet dhe keqkuptimet ideologjike, programore apo shoqërore kishte ardhur momenti që fryma berishiste të zëvendësohej me ca më shumë konservatorizëm dhe qytetari e ca më pak lakmi e idhujtari.

Për fat të keq kjo rezultoi e pasuksesshme.

Së pari sepse fryma berishiste ishte dhe mbetet e fortë tek një pjesë e militantëve idhujtarë. Ndërkohë që interesat e oligarkëve, lejet e ndërtimit të kullave, pronarëve të mëdhenj të medias vazhdojnë të jenë të lidhura afërsisht me djalin e ish kryeministrit. E si rrjedhojë, faturat e militantëve, protestave, megafonëve mediatikë, metalikë apo atyre me forma njerëzore kanë pasur dhe kane likuiditet pagese pa asnjë pengesë.

Së dyti, që prej momentit të përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD Sali Barisha kishte avantazhin e njohjes së kundërshtarëve. Jo rastësisht muaj pas muaji Foltorja arriti të blejë jo vetëm cektësinë e mendimit dhe qëndrimit por dhe koherencën, ambicjet e mëdha dhe pasiguritë e shumicës së atyre që i dolën kundër Berishës në fillim. Duke rritur kështu numrin e mbështetësve të tij.

Së treti duke përdorur hedhjen e llumit si mënyrën e tij normale të komunikimit Sali Berisha ja doli të intimidojë në masë zërat dhe njerëzit normalë që duan një PD pa berishizëm. Dhe që të përballosh ushtrinë gojështhurrur të Sali Berishës me shpifje dhe akuza duhet të kesh stomak të fortë. E ndërkohë jo të gjithë njerëzit normalë janë të gatshëm ta bëjnë këtë pa marrë asgjë në këmbim.

Për fat të mirë agonia gati 3 vjeçare e një PD-je të shkalafitur mori fund.

Bashkë me të dhe retorika budallaqe e bashkimit mes dy ideologjish që nuk kanë asgjë të përbashkët. Berishizmi vulosi pas 33 vitesh fatin e PD duke e zyrtarizuar atë si formacion politik “tokë e xanun”, kësaj here me letra në hipotekë. Por duke e lënë më të vogël e më të pafuqishme se kurrë më parë.

Asnjëherë në historinë e demokracisë së Shqipërisë PD nuk ka qenë më e përçarë, më e vogël dhe më qesharake se sot. Pjesa që mbeti pa vulë nuk është as më e mira dhe as më e keqja nga copëzat e PD. Por përballë ca njerëzve normalë në formim dhe sjellje, pjesa berishiste është kaq e mjeruar dhe anakronike. Aq sa duket sikur Edi Rama i ka vizatuar siç ja do oreksi politik dhe delli artistik. Vetëm se për penelatat e fundit i duhet të presë kalimin e pronësisë tek Argita. E deri sa kjo të ndodhë, spektakli me “të bashkuarit në diversitet” do të jetë shfaqja e fundit që doktori do ofrojë falas për të gjithë ne që besuam se në të gjallë të tij do mundnim berishizmin në PD.

Next Post
“Ja kush e nxjerr PD nga kriza”/ Kulluri: Basha e ktheu partinë në byrektore, me mungesë transparence e demokracie

Kulluri: Pro krijimit të një partie të djathtë. Të drejtohet nga një grup kolegjial. Basha s’tregoi nivelin e duhur të lidershipit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nuk dorëzohet, përsërit ftesën për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje

Rama nuk dorëzohet, përsërit ftesën për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In