• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulluri: Pro krijimit të një partie të djathtë. Të drejtohet nga një grup kolegjial. Basha s’tregoi nivelin e duhur të lidershipit

by Java News
17/06/2024 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, tha në MCN TV se është pro krijimit të një partie të re të djathtë, por sipas tij në drejtimin e saj duhet të vihet një grup nismëtar kolegjial për të shkuar në zgjedhje. Sipas Kullurit lëvizja politike ka nevojë për një lidership që krijon besim, që gjë sipas tij nuk është treguar në nivelin e duhur në këto 10 muaj, qëkurse Basha e drejtoi partinë. Kulluri është kundër përfshirjes të këtij grupimi te Berisha, duke theksuar se ky do ishte “një pazar i rëndomtë”.

“Unë iu bashkova ftesës së z.Basha për të zhvilluar PD-në në ato principe që duhen mbështetur, që janë vota, debati, listat e hapura, një reformë kushtetuese dhe disa çështje identitare të PD.  Fatkeqësisht ky projekt nën siglën e PD s’mund të vazhdojë më. Opinioni im do jetë gjithmonë personal, pa prishur asnjëherë interesat e PD dhe të djathtës, që unë s’i shoh me z.Berisha në krye të PD. Sepse shoh këtë model hipokrizie politike, këtë model të njëshit absolut në parti, gjë për të cilin isha edhe kundër z.Basha, kur merrte vendimet si Berisha në parti. Unë nga principet e mia nuk lëviz. Nuk ka më një Kryesi, një Këshill Kombëtar të PD, por ka një elektorat të qartë të provuar me 104 mijë vota me një fushatë më pak se gjysmake, çka tregon që potenciali që s’e voton z.Berisha, por duan një parti të djathtë serioze, që të bazohet te vlerat që përmenda më lart, është aty, nuk lëviz nga vula, por nga parimet. Ky është qëndrimi im dhe besoj i shumicës së Kryesisë, Kolegjit, anëtarësisë dhe votuesve të kësaj lëvizje politike.

Nuk duhet të marrim më vendime të nxituara. Z. Basha është një nga njerëzit që ka këtë pikëpamjen për të ardhmen e një partie të djathtë, nuk kemi asnjë vendim ende. Ta pjekim këtë çështje me maturi, me moral, me principe dhe inteligjencën politike që kërkon koha. Të shkosh te z.Berisha s’është as pragmatizëm, është një pazar i rëndomtë. Një lëvizje politike ka nevojë për një lidership që të krijojë besim. Fatkeqësisht në 10 muaj s’u tregua niveli i duhur i lidershipit, ndaj z.Basha, por mbase edhe nga ne të tjerët. Për të krijuar një model ndryshe nga Rama dhe Berisha, nuk qemë në gjendje mbase ta krijonim këtë diferencë morale dhe politike.

Unë jam për krijimin e një partie të djathtë, të qartë në qëllime, të qartë në politika, moralitetin politik, modelin, por ashtu siç mendoj që një gjë e provuar që s’funksionon s’mund të jetë e ardhmja për herë të tretë. Duhet të kemi një grup nismëtar, që të drejtojë partinë në mënyrë kolegjiale drejt zgjedhjeve të ardhshme për tre arsye. E para, të bindë këto 104 mijë vota që projekti duhet të vazhdojë. Unë s’e di nëse lidershipi aktual e garanton këtë ose jo. Njerëzit kanë marrë një goditje psikologjike për shkak të humbjes së gjyqit. Janë 150 mijë vota që s’e votojnë PD-në nga 2013-ta e këtej. Kjo votë gri s’është kthyer asnjëherë. Duhet të krijojmë besim edhe te partnerët ndërkombëtar, që s’kanë gjetur ende një partner të besueshëm te të dyja palët. Gjërat në këto 10 muaj janë bërë çka, dhe çkaja s’të jep entuziazëm. Duhet të ulemi së bashku me z.Basha dhe të gjejmë një formulë si do ecim përpara. Unë e kam konsideruar lapsus qëndrimin e z.Basha për bashkëpunimin me Berishën. Nëse Berisha tërhiqet nga kryetar partie, hap një garë reale, unë do isha i pari që do t’i bashkohesha një Rithemelimi real të PD-së”./m.j

Next Post
Misteri i zhdukjes së kamionistit argjentinas në Itali, arrestohet një shqiptar dhe një turk. Detajet

Misteri i zhdukjes së kamionistit argjentinas në Itali, arrestohet një shqiptar dhe një turk. Detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

November 6, 2026
Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

November 6, 2026
Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

November 6, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

November 6, 2026
Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

November 6, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

November 6, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Renditja e UEFA-s, Anglia para të gjithëve, e ndjekin Portugalia dhe Belgjika! Italia gjendet larg

November 6, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

November 6, 2026
“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

November 6, 2026
EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In