• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

PD të hënën në protestë: Dordoleci i korruptuar nuk mund të drejtojë Tiranën

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës kanë ftuar qytetarët e kryeqytetit për mbajtjen ditën e hënë, në orën 10, të një proteste për të ndalur, siç thanë ata, “oligarkun e Bashkisë”.

“Erion Veliaj, ky mashtrues i korruptuar që premtoi se nuk do rriste çmimin e biletës së urbanit dhe 24 orë më vonë e rriti duke iu marrë qytetarëve 15 mijë euro në ditë më shumë; ky gënjeshtar që premtoi se nuk do të rriste por do ulte taksat bashkiake dhe vetëm 4 muaj më pas i rriti ato dëri në 10 herë; ky hajdut që gënjeu se nuk do prekej asnjë fije bari por dha me konçesion të jashtligjshëm Parkun Rinia e po ndërton pa leje në parkun e Liqenit, duke shkatërruar mijëra metra katrorë gjelbërim, kjo vemje që falsifikoi firmën e inspektorit të bashkisë dhe tani po perpiqet të mbyllë hetimet e prokurorisë, duke ofruar rryshfete marramendëse për të korruptuar prokuroret e çështjes; ky sharlatan që kundër ligjit vazhdon ndërtimin pa leje në mes të parkut, që lejon ndërtimet e Xhillarit në kalanë e Tiranës, ndërkohë që qytetarët dergjen në burg me ditë për një dritare apo një riparim çatie; ky oligark vendor i dërguari i shefit të hajdutëve në Tiranë duhet ndalur me çdo mjet dhe me çdo çmim”, thuhet në apelin e PD.

Sipas këshilltarëve të djathtë, “pallavrat e Veliaj, se po e bën këtë për fëmijët, kur në fakt po ndërton një kioskë-lokal-restorant për mikun e tij, nuk i beson askush dhe neverisin çdo qytetar të Tiranës”.

“Tirana është qyteti i qytetarëve dhe jo oborri i pasëm i ordinerit të bashkisë. Qytetarët e Tiranës kanë ditur të rrëzojnë diktatorë gjakatarë, kanë hedhur në tokë sistemin më të egër komunist të gjithë lindjes. Të hënën do tregojnë se një dordolec i korruptuar si Veliaj nuk mund të sundojë qytetin e tyre. Të hënën në orën 10 para Bashkisë dhe më pas drejt Parkut të Liqenit për të ndalur këtë oligark lokal bashkë me interesat e tij korruptive e klienteliste”, thuhet në thirrjen e PD. /TCH

Next Post

Rebelët sirianë: Armëpushimi varet nga Rusia dhe Irani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In