• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD sqaron formulën e re: Ja si zgjidhen komisionerët e Vetting-ut

by A R
08/07/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka publikuar sot propozimin, që sipas saj i jep fund ngercit për Reformën në Drejtësi, duke shpalosur formulën e përzgjedhjes së komisionerëve të Vetingut.

Gjatë një konference për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi ka theksuar se propozimi i opozitës për formulën e kompromisit zgjidh plotësisht dhe pa ngërç përzgjedhjen e 12 komisionerëve të Vetingut, e dakordësuar dhe e aplikueshme edhe për institucionet e tjera.

Shpallja e vakancave:

  1. Presidenti i Republikës, ose Avokati i Popullit shpall 12 vakancat dhe pret brenda afateve aplikimet e lira
  2. Dosjet e aplikantëve i përcillen Gjykatës Kushtetuese. Kreu i saj përgjedh me short panelin me 3 gjyqtarë që bëjnë vlerësimin e kandidatëve, përfshirë edhe kërkesat për integritetin e kandidatëve
  3. Panelit i bashkëngjiten përfaqësuesit ndërkombëtar si rojtarët e transparencës, do kenë akses ne proces dhe në dokumentacion. Dosjet shqyrtohen individualisht dhe transparente për cdo aplikues

Ankim para gjykatës kushtetuese për të pakënaqurit, e cila vendos për pranimin e kërkesës për rivlerësim të panelit tresh.

Kandidaturat e kualifikuara i dërgohen Kuvendit

Përzgjedhja nga Kuvendi

Komision parlamentar ad hock me 12 anëtarë, parlamentar, 6 nga maxhoranca dhe 6 nga opozita.

Ky zgjedh 12 kandidatura që i paraqiten kuvendit për miratim, cdo anëtar ka vetëm një votë dhe voton vetëm për 1 kandidat e në fund dalin 12 kandidatë

Votimi është i fshehtë dhe elektronik. Sistemi shfaq listën e kandidatëve të përzgjedhur, nuk përcaktohet se cili ka votuar cilin. lista zyrtarizohet dhe i paraqitet kuvendit për në seancë. Në kuvend votimi bëhet në bllok, ose miratohet e tëra ose rrëzohet e tëra. votim më shumicë të cilësuar.

Votimet e tjera vijnë me maxhorancë që vjen në ulje.

Bylykbashi: Rama do divan me 8 vende ‘të rezervuara’

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur sot refuzimit që i bëri Rama propozimit të PD-së për reformën në Drejtësi.

Në një status në faqen e tij në Facebook deputeti i opozitës shkruan se Rama kërkon të marrë përmes një propozimi të tij 8 nga 12 komisionerët që do të do kenë në dorë fatin e drejtësisë.

“Kryeministri dje kishte sajuar batuten e re folklorike per reformen ne drejtesi. Sipas tij PD kishte levizur nga formula e “vendeve te rezervuara” tek formula e “vendeve te blinduara”. Ve bast qe i ka pelqyer shume gjetja, por as qe e ka idene se per çfare flet. PD propozon qe 12 komisioneret e vetingut te zgjidhen 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita mes profesionistesh, ndersa formula e “Votes se Vetme te Trafikueshme” qe ngul kembe Kryeministri, ben qe kryeministri te marre me siguri matematikore 8 komisionere qe do shkarkojne gjyqtaret dhe t’i mbaje per 9 vjet. Pas kesaj keta komisionere ikin ne shtepi, pra do te punojne vetem nje here dhe vetem per Ramen”, shkruan Bylykbashi.

Sipas tij “pra Kryeministri eshte shume dakord me PD; duhet formula e vendeve te rezervuara. Por ama, si mund te jete ai baraz me PD?! Kurre! Kryeministrit i duhet nje divan me 8 “vende te rezervuara” qe te shtrihet sa gjate gjere dhe te mbaje edhe telekomanden siper barkut qe ta komandoje drejtesine sipas qejfit, pa u ngritur nga divani. Tamam si pasha, vetem nargjileja i mungon. Si e thoshte Brezhnjevi? Ajo qe eshte e imja eshte e imja, ajo qe eshte e jotja mund ta negociojme. Pra 6 vendet e rezervuara te Kryeministrit nuk diskutohen, por hajde te negociojme ato te opozites dhe mos t’i leme 6 por vetem 4. Madje edhe 4 shume jane por hajt, s’po e teprojme! Keshtu po qe eshte reforme euroatlantike”. (panorama / r.a)

Next Post

Drejtësia, Xhafaj: I kemi bërë dy propozime opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In