• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia, Xhafaj: I kemi bërë dy propozime opozitës

by A R
08/07/2016 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, deklaroi të premten se nuk është njohur me formulën e kompromisit të propozuar nga Partia Demokratike, që zgjidh ngërçin e emërimeve në disa institucione të drejtësisë. Përkundër kësaj, ai tha se maxhoranca i ka bërë opozitës dy propozime për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Ne nuk e kemi këtë propozim te PD-se”, u shpreh Xhafaj, pas mbledhjes së sotme të komisionit, ku opozita mungoi serish. Ai u shpreh kritik ndaj sjelljes së PD-se për ta bërë publike në media formulën e kompromisit, para se kjo tí bëhej e njohur komisionit të posaçëm.
“Ka një diferencë mes nesh(maxhorancës dhe opozitës). Për gjëra që janë në proces negocimi ne nuk i bëjmë publike, kurse PD bën publike një gjë që nuk e ka çuar në tryezë negocimi. Ne i kemi dhënë PD-së para disa ditësh formulën e përzgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por këtë nuk e kemi bërë publike për të ruajtur konfindencialitetin e negociatave. Ne nuk e kemi propozimin e tyre”, saktësoi kryetari Xhafaj.

Dy ditë më parë Partia Demokratike tha se i ka propozuar maxhorancës një formulë të re kompromisi për procesin e emërimeve nga parlamenti të anëtarëve të katër institucioneve të drejtësisë, një çështje që vazhdon ta mbajë në ngërç reformën në drejtësi. Kjo formulë, sipas opozitës, është në respekt të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, zbatimi i i të cilit ishte dhe kushti i vendosur nga PD për miratimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese. (java / r.a)

Next Post

Breshëri plumbash te “Vasil Shanto”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitjeje!

October 22, 2026
Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Rusinë

Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda

October 22, 2026
Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

October 22, 2026
Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

October 22, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca

October 22, 2026
Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme

Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme

October 22, 2026
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

Studentët thërrasin protestë kombëtare të shtunën para Ministrisë së Arsimit: S’ka dialog me autokracinë!

October 22, 2026
Juventusi synon talentin shqiptar, “fërkon duart” edhe Shqipëria!

Juventusi synon talentin shqiptar, “fërkon duart” edhe Shqipëria!

October 22, 2026
“Të japin karotën, por…”- Eksperti shpjegon sa ka përfituar Shqipëria, 13 vite Proces Berlini, miliarda euro dhe dhjetëra marrëveshje!

“Të japin karotën, por…”- Eksperti shpjegon sa ka përfituar Shqipëria, 13 vite Proces Berlini, miliarda euro dhe dhjetëra marrëveshje!

October 22, 2026
Polonia arreston të dyshuarin e dytë për vrasjen e artistit rus që kritikoi Putinin

Polonia arreston të dyshuarin e dytë për vrasjen e artistit rus që kritikoi Putinin

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In