• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD s’ka shanse ta njohë 11 Majin! Noka: Masakër elektorale; Shehu: Ramën e rrëzojmë me revoltë

by A R
14/05/2025 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu tha se Edi Rama nuk rrëzohet me votë, por me revoltë, edhe pse nuk dha datë se kur do të ndodhë kjo kur u pyet nga gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj.

Drejtuesit e PD s’e pranojnë humbjen/ Noka: Masakër elektorale;

“E para punës për Gjirokastrën unë mbështes të gjitha strukturat e PD. Të gjithë banorët e Gjirokastrës. Falënderoj drejtuesit, komisionerët numëruesit për punën vetëmohuese që bën në përballjen me një regjim. Unë e kam thënë vazhdimisht regjimi nuk përmbyset me votë. Regjimi duhet përmbysur me lëvizje popullore, rrugë tjetër nuk ka. Do përmbyset mos u shqetësoni”, tha Shehu.

Drejtuesi politik i PD në qarkun Vlorë, Bujar Leskaj, fajin për humbjen ja hodhi makinerisë elektorale të PS, që siç tha ai përdori institucionet shtetërore për blerje votash.

Drejtuesit e PD s’e pranojnë humbjen/ Noka: Masakër elektorale;

“Kjo është një humbje, rrjedhojë e një makinerie të pistë elektorale të Ramës që përdori të gjithë resurset. Natyrisht ne do ta analizojmë me përgjegjësi, ndershmëri e korrektesë. Por nuk duhet ta harroni, Rama ka prishur çdo raport institucional në Shqipëri. Institucionet shtetërore i ka vendosur në shërbim të një fushate jo të ndershme. Unë jam krenar për të gjithë demokratët e Vlorës. U përpoqëm kemi luftuar të gjithë duhet të luftojmë kundër sektit Rama se ai është kthyer tashmë në regjim. Ky është një Putin i vogël, duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër tij”, u shpreh Leskaj.

I të njëjtit mendim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili e quajti procesin e 11 majit një masakër elektorale.

Drejtuesit e PD s’e pranojnë humbjen/ Noka: Masakër elektorale;

“Maskara ka vetëm një emër, masakër. Para, banda, krim i organizuar, drogë, patronazhistë. E gjithë administrata funksionon nga dita e parë qe qeverisjes deri në fund në shërbim të blerjes sdhe patronazhimit të votës. Si shpjegohet që një qeverisje keq e më keq shkon dhe lart e më lart me vota shkon. Këta rriten vjedhjet e krimi pafund, qeverisja shkon zero dhe këta shtojnë votat. Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të mbetur qytetarët në shtëpi. Një miku im, kryetar i një dege në Selenicës, më tha për një fshat ku janë të djathtë ekstremë. I thash si shpjegohet. Më tha Flamur i thirra gjithë ditën në telefon, s’më erdhën në votime. Të nesërmen takova një anëtar të fisit, më tha Flamur: Më erdhën dhe më dhanë 10 mijë euro, më thanë rri mos dil të votosh”, deklaroi Noka.

Next Post
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

“Përpjekje që ia ka vlejtur”, Çuçi: Vlora po shkon drejt zyrtarizimit pa kthim me 9 mandate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

October 23, 2026
Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

October 23, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In