• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD si telenovela “Kosem”/ Bejko: Uroj që Basha të mos çmendet e të dëgjojë zërin e djallit

by Java News
14/08/2023 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i shtatorit pritet me interes nga demokratët për të parë linjën politikë që kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha do të paraqesë. Duke bërë një analizë politike të opozitës, anëtari i kryesisë së PD-së Roland Bejko thotë se për demokratët Basha duhet të vërtetojë se është shkëputur përfundimisht nga Sali Berisha.

Për ta bërë këtë sjell një paralelizëm me telenovelën turke “Kosemi”.

“Në një nga televizionet publike është “Kosemi” një telenovelë turke. Është një princ që ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, dhe është një zë i dytë, figurë imagjinare, që e kthen në personalitet të dyfishtë që dëgjon zërin ‘e djallit’ dhe e nxit të veprojë ndryshe nga çfarë duhet bërë.

Uroj që zotit Basha, në të ardhmen të mos i krijohet një iluzion, të dalë një zë i dytë, përtej zërit të ndërgjegjes, në kushte normale, e ta fusë në rrugë të gabuar. Uroj që zoti Basha të mos ketë armik vetveten.

Zoti Basha të vetmin rrisk që ka është rrisku i vetvetes. Basha duhet të rishpikë vetveten. Duhet të jetë ndryshe nga sa ka qenë në të kaluarën dhe të reflektojë nga gabimet e së kaluarës të bëra së bashku me Berishën. Nuk mund të justifikohet që fajin e kishte Berisha. Të marrë përgjegjësitë e tij personale, të reflektojë e të bëjë një PD që të thithë sa më shumë anëtarë dhe mbështetës”  tha Bejko

Gazetari: Po a ka anëtarë se 25 mijë morën pjesë në votim?

“Për një Parti 25 mijë anëtarë janë shumë. Llogarit që ti çosh në luftë. Janë një ushtri e tërë.  Thjesht duhet të dish ti menaxhosh dhe ti shtosh. Kjo bëhet përmes një programi të besueshëm dhe ndarje të qartë nga krimi e korrupsion” tha Bejko për Report TV.

Organin më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendin Kombëtar Lulzim Basha e mbledh më 2 shtator, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme për të marrë, qoftë për organizimin e brendshëm të një partie që lufta e brendshme e mundoi gjatë, qoftë edhe për aksionin në parlament, ku sinjalet kryedemokrati i ka dhënë se do të jetë më present.

/f.stafa

Next Post
Italianët që punojnë në Vlorë, Laura Belviso: Ndjehem shumë mirë në këtë qytet

Italianët që punojnë në Vlorë, Laura Belviso: Ndjehem shumë mirë në këtë qytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

October 31, 2026
“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

October 31, 2026
Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

October 31, 2026
Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

October 31, 2026
Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

October 31, 2026
Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

October 31, 2026
“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

October 31, 2026
“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

October 31, 2026
VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

“Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë nga Saliu”- Avokati ironizon kreun e PD: Berisha bën thirrje për protestës kombëtare, por s’i shkojnë as familjarët…

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In