• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, si seksioni i Qerretit

by Artur Ajazi
09/12/2025 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Prej vitit 2013 deri sot, kemi parë vazhdimisht një parti që përpëlitet mes realitetit dhe absurdit. Prej 13 vitesh, partia e Idealeve të Dhjetorit, e grabitur pabesisht nga ata që sot, nuk pranojnë të largohen prej saj, gjendet në kolaps. Ata që e themeluan, ata që vunë “tullat dhe themelet” e saj, sot janë në emigracion, u rrahën, u denigruan, u poshtëruan, nga i vetmi njeri, që sot hiqet si “krijuesi PD”.

Ajo parti nuk bën rrotacion, nuk prodhon politikë, nuk nxjerr liderë, nuk pranon mendimin ndryshe, nuk bën kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme brënda saj. Ajo parti u grabit nga njeriu që ka qeverisur fatkeqesisht dy here vendin, dhe që ironikisht po kërkon rikthimin në pushtet. Partia Demokratike, forca e parë politike që u përball me ish-PPSH, dhe që fitoi denjësisht zgjedhjet në 22 Mars 1992 duke ardhur në pushtet, sot gjendet në duart e një njeriu, të një kaste dhe të një klani.

Gjendet në duart e Berishës, duke mos qasur asnjë ti afrohet dhe ti bëjë oponencë atij. Si ka mundësi që një parti e pretenduar “demokratike, e djathtë dhe euroatlantike”, të jetë kaq e pafuqishme të krijojë shpresën, besimin dhe frymën ndryshe tek shqiptarët ? Berisha akuzon, akuzon dhe akuzon vetëm PS, dikur Fatos Nanon dhe sot Edi Ramën. Ai askund tjetër nuk e sheh “defektin dhe pengesën” për të ardhur në pushtet apo për tu rinovuar, veçse tek Edi Rama. E fajëson Edi Ramën për 21 Janarin, për Gerdecin, për humbjet seriale të zgjedhjeve, e fajëson Ramën për “shkatërrimin e opozitës, për non-grata”, e shumë të tjera, pa asnjë lidhje me kryeministrin socialist.

Ka 28 vjet që nuk njeh asnjë humbje elektorale, ka 35 vjet që nuk bën zgjedhje të lira dhe  demokratike brënda partisë tij, dhe mbetet kryetar i përjetshëm i PD. Por, si mund të fajësosh Ramën apo dhe këdo tjetër për “shkatërrimin e opozitës”, kur ke 3 dekada që nuk njeh humbjen në zgjedhje, kur ke 3 dekada që nuk kryen analiza serioze të humbjeve dhe  rrotacion brënda partisë tënde, kur ke 3 dekada që flak nga partia çdo zë dhe mendim ndryshe, kur ke 3 dekada që thua “po më vjedhin votat”, kur edhe brënda vetë PD, nuk arrin të marrësh votat e duhura  për të mbajtur postin e kryetarit partisë ? Asgjë nuk mbahet me pahir z. Berisha, as pushteti dhe as partia, ashtu siç keni tentuar deri sot të veproni ju.

Në fund të fundit, nuk po bëni asgjë më shumë se, po rrënoni nga themelet Partinë Demokratike, duke qenë për  35 vjet, përgjegjësi kryesor për çdo zhvillim brënda saj, pa sjellë asnjë ndryshim cilësor në politikbërjen e asaj force politike. Mjafton të kujtojmë se në 22 Mars 1992, Partinë Demokratike e votoi 75 per qind e shqiptarëve. Kaq, mjafton të thuash se “degradimi i saj aktual ka vetëm një autorësi, njeriun që e drejton nga humbja në humbje, dhe që nuk pranon as humbjen dhe as rrotacionin, brenda lidershipit  të saj  aktual”. Nuk e di pse, por PD më duket si seksioni i asaj partie në Qerret.

Next Post
PD ‘e tradhtoi’ në garën për AP, Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën

PD 'e tradhtoi' në garën për AP, Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In