• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, si “bordet e kullimit”..

by Artur Ajazi
11/01/2023 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gjithkund në atë parti, ikin, largohen, zhurmohen, zihen, afrohen dhe sërish duket sikur mbështetin njëri-tjetrin. Por problemi mbetet. Ai është aty mes tyre, mes tyre dhe kryetarit de facto dhe de jure, mes tyre dhe “atij” që nuk dorëzon vulën, mes tyre dhe kandidatëve të “primareve” të ish-liderit. Shkurt, PD, është kthyer si “bordet e kullimit”, që kanë Prefekturat e vendit. Ata merren me digat, kanalet vaditëse, me mbingopjen e tyre me ujrat e shirave, ata merren me përmbytjet, ata merren madje edhe me zjarret..Por nuk merren me vehten, pasi kanë akoma se ç’të korrigjojnë.

Ashtu ndodh edhe me Partinë Demokratike. Fushata thuajse ka nisur, dhe emrat e firmosur (ato të primareve) nga Berisha, kanë nisur të dalin rrugicave të qyteteve, fotografojnë dhe filmojnë “grumbuj me plehra” (në mos i sajojnë vetë) dhe nisen me vrap ti nxjerrin në fb. Rrjetet sociale, mbeten e vetmja rrugëshpëtimi për ata do të nisin dhe bitisin fushatën elektorale. U kërkojnë njerëzve “na bëni “like” dhe comente aman”, dhe thurrin skenare me “40 apo 50 per qind rritje votash mbi kandidatin e PS”.

Pra, deri në 14 Maj, kandidatët e “primareve”, do të kenë marrë 110 per qind të votave dhe do të rezultojnë “fituesit e bashkive”. Të bindur se do të ndodhë e kundërta, ata e kanë gati materialin filmues dhe fotografues, dhe do të thonë “na vodhën, na i blenë votat, kishim rrjedhje votash dhe manipulime”. Tamam llogjika e përdorur si në “bordet e kullimit” në Prefektura, gjatë dimrit në kohët me shi. Asnjëherë nuk e kam kuptuar, pse Berisha kënaqet me humbjen, pse ndjehet mirë kur humbet zgjedhjet. Ndoshta nga shkaku i kënaqësisë që ka, kur nis dhe mbron mohimin e rezultatit, apo protestat në “mbrojtje të votës së lirë”. Dhe dihet sa zgjat procesi mohimit, “denoncimit dhe akuzave ndaj vjedhes së votave”. Sërish pas 14 Majit, në çdo qytet, do të dalin kandidatët e “primareve” dhe do të shpallin fillimisht “fitoren në shkallë vendi në PD”, dhe pastaj “fitoren e bashkisë tyre”. Fillimisht mendoja se, me nisjen e procesit të “Rithemelimit” zoti Berisha do të vepronte ndoshta për herën e parë në jetën e tij politike, ashtu siç veprojnë burrshtetasit e Europës.

Humbjen dhe largimin ata, e kthejnë në avantazhin e madh për forcën e tyre politike. E demokratizojnë, e moderojnë, e bëjnë më të hapur dhe më të lirë, duke u hapur rrugën të rinjve, atyre që janë e ardhmja e partisë. Por rikthimi dhe mosndryshimi i asgjëje nga zoti Berisha, më krijoi shijen e hidhur të një klime aspak pozitive, e rikrijuar brënda asaj partie. Duket sikur brënda saj, është viti 1996, apo 1997, dhe gjithçka ka mbetur e pandryshuar, si partia ashtu dhe kryetari i saj historik. Madje, edhe kandidatët e “primareve”, vijnë, raportojnë dhe largohen nga selia, njëlloj si 20-25 vite më parë. Të bindur, kokëulur, dhe zbatues perfekt të porosive dhe urdhërave të Berishës. Njëlloj si “bordi kullimit” raporton para Prefektit në ditë dimri…

Next Post
Kisha e Anglisë kërkon falje për lidhjet me skllavërinë, premton fond 100 mln euro

Kisha e Anglisë kërkon falje për lidhjet me skllavërinë, premton fond 100 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In