• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD Shkodër, tjetër analizë e tensionuar për zgjedhjet vendore të qershorit

by A R
22/10/2015 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate të ashpra e nervozizëm në mbledhjen e degës së  Partisë Demokratike të Shkodrës, në analizën e saj për humbjen e zgjedhjeve të 21 qershorit. Anëtar të PD të njësisë administrative Guri Zi, ish-komunë që tashmë është pjesë e bashkisë Shkodër kanë kërkuar në fillim të kësaj mbledhje që të marrin fjalën. Por kreu i PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj u ka kërkuar të dalin jashtë pasi në mbledhje duhet të ishin anëtarët e kryesisë

 “Shqetësimet tuaja mund t’i përcillni përmes kryetarit dhe sekretarit të grupseksionit apo anëtarit të kryesisë që mund të keni”, ka thënë  Çobaj.

Si kundërpërgjigje Pjetër Marku ka thënë se shqetësimet janë përcjellë por asnjë nga ato nuk është dëgjuar.

“Nuk kemi ardhur as për të bërë zhurmë apo rrëmujë, nëse jemi tepër këtu dalim për dere dhe kryejmë punë… T’i themi dy muhabete dhe dalim përjashtë. Ne nuk kemi ardhur këtu as prej Serbie e as prej Kosove”, është shprehur ai.

Kjo përplasje ka bërë që një tjetër anëtar i PD-së në Shkodër, Aleks Maka, të braktis mbledhjen. Ndërsa Marku ka vijuar duke thënë: “Ka 4 muaj që kanë mbaruar votimet dhe na bën zhele kryetari i partisë socialiste në Gurin e Zi. Nëse ne kemi votuar që të rrinë ata aty atëherë ne jemi tepër këtu”.

Në analizën e punës së PD Shkodër morën pjesë dhe nënkryetari i PD Edi Paloka koordinatorët Arben Imami dhe Gjokë Uldedaj, deputetët e qarkut dhe sekretarin për burimet njerëzore Bardh Kadilli.

Në përfundim të mbledhjes nënkryetari i PD-së Edi Paloka duke iu përgjigjur medias mbi mungesën e Jozefina Topallit tha: “Nuk mund të them gjë. Jozefina është ish-kryetarja e parlamentit, deputete e nderuar e PD”. Ndërsa për faktin se ajo është edhe pjesë e kryesisë në PD-në e Shkodrës Paloka shton se ”Kjo është çështje e kryesisë së PD-së së Shkodrës dhe nuk është problem”.

Next Post

Beyonce shfaq të pasmet e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In