• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Shefi i krimeve të Mirditës,krah Arben Ndokës për zgjedhjet në Dibër

by Aalison Pearse Stevens
24/08/2016 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në një deklaratë për mediat, ka thënë sot se, shefi i krimeve të policisë së Dibrës, ka nisur fushatën në Dibër, përkrah Arben Ndokës, çka, sipas tij, tregon tmerrin e kryeministrit për humbjen në Dibër.

Sipas Ristanit, Rama ka vënë në dispozicion të banditëve e kriminelëve oficerë të korruptuar dhe të kriminalizuar të policisë me qëllimin e vetëm, atë të fitores së zgjedhjeve në Dibër.
Përveç kësaj, Ristani ka atakuar edhe kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Dibër se ka bërë pakt me krimin.

Ja deklarata e plotë e Arben Ristanit
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani
I braktisur nga dibranët dhe shqiptarët dhe përballë humbjes së thellë  të 11 shtatorit,  Edi Rama ka mobilizuar banditë e kriminelë dhe u ka vënë atyre në dispozicion oficerë të korruptuar dhe të kriminalizuar të policisë. Përkrah trafikantit të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës, Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat,  shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantëve të drogës në Mirditë,  është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër.
Ky fakt i zbuluar nga mediat, rikonfirmon se Edi Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e Dibrës  tek bandat dhe kriminelët me të cilët e gënjen mendja se do të frikësojë dhe tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.
Por dibranët ia bënë të qartë vendimin e tyre dje, duke e lënë në vetminë e tij,  se mashtrimet me të cilat erdhi në pushtet nuk mund t’i mbulojë me asnjë trafikant, asnjë kriminel apo bandit me uniformë policie. Humbja e Ramës  është e pashmangshme sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dibranëve por i ka zhytur varfëri dhe pasiguri. S’ka bërë asnjë investim, s’ka hapur asnjë vend të ri pune, ka dhunuar dhe poshtëruar Dibrën dhe çdo dibran të djathtë e të majtë. E vetmja kontratë që ka Rama dhe kandidati i tij  është ajo me krimin.
Por i ka bërë llogaritë gabim. S’ka kriminel, bandit apo trafikant që të ruaj pushtetin e Edi Ramës. Koha e tij ka mbaruar. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

ma.me

Next Post
FOTO-GALERI/ Kudo gjak, trishtim dhe lotët e të mbijetuarve nga tërmeti

Tërmeti/ Shkon në 45 numri i viktimave, 35 nxirren të gjallë nga rrënojat, ende qindra të zhdukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In