• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-së nuk i interesonte futja në zgjedhjet lokale, por…

by Eduard Zaloshnja
14/05/2019 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në 13 maj skadoi afati i regjistrimit të kandidatëve për kryebashkiakë, dhe PD-ja nuk paraqiti asnjë kandidat të sajin. Ndërkohë, është përbetuar se nuk do ta lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale me Edi Ramën në postin e kryeministrit.

Nëpër kafenera lagjesh dhe në portale të shumta, qarkullojnë turlilloj teorish konspirative për arsyen e vërtetë, që e ka shtyrë PD-në t’i futet një kursi konfliktual, i cili ka si stacion final bllokimin e zgjedhjeve lokale. Por në një nivel pragmatist elektoral, një arsye mund të gjendet në analizën e shifrave të zgjedhjeve të 2017-ës dhe të përvojave të zgjedhjeve të mëparshme lokale.

Rezultatet paraardhëse nuk duken keq në letër për opozitëne bashkuar

Në vitin 2017, PS-ja mori 48% të votave në rang kombëtar. Në qoftë se supozojmë për një çast që PS-ja e ka ruajtur peshën elektorale të parvjetshme në të gjithë territorin e vendit, rezultatet e opozitës së bashkuar (PD+LSI+PDIU+etj) nuk do të ishin fort të këqia në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Duke presupozuar se votat e partive të vogla aleate të PS-së (PSD, PDS, etj.) do t’i bashkangjiteshin votave të saj, kandidatët socialistë për kryebashkiakë do të kishin epërsi vetëm në 30 bashki të vendit, ndërsa ata të opozitës së bashkuar do të kishin epërsi në 31 të tjera.

Duke analizuar tabelat shoqëruese që kam përgatitur për këtë analizë, rezulton se kandidatët e opozitës do të futeshin në garë me epërsi paraprake në bashki të mëdha si Durrësi, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Kukësi, etj. Me fjalë të tjera, edhe në qoftë se PS-ja dhe aleatet e saja të vogla do të ishin në gjendje të përsërisnin rezultatet e 2017-ës, kandidatët e opozitës së bashkuar do të kishin shansin të mos dilnin të turpëruar nga zgjedhjet lokale. Por opozita do të duhej të ishte vërtet e bashkuar amá…

Sinergjia e vështirë e zgjedhjeve lokale

Është e lehtë të llogarisësh mekanikisht shumën e votave të partive të ndryshme si PD-ja, LSI-ja, PDIU-ja, etj, dhe të thuash se ato mund të fitojnë në 31 bashki. Por përvoja e koalicioneve në zgjedhjet lokale të shkuara na tregon se sinergjia elektorale është e vështirë të materializohet në ato bashki ku kandidati është nga një parti e dytë apo e tretë e koalicionit.

Kështu, në zgjedhjet lokale të 2015-ës, sinergjia elektorale funksionoi në ato bashki ku kandidatët e PS-së u mbështetën nga LSI-ja, por jo anasjelltas (PS-ja dhe LSI-ja ishin bashkë në një koalicion atëherë). Në Pogradec, për shembull, kandidatja e LSI-së duhej të kishte fituar të paktën 60% të votave, në qoftë se do të kishte patur mbështetjen e plotë të PS-së lokale. Por zgjedhjet i fitoi kandidti i PD-së, ngaqë ra ndjeshëm pjesëmarrja e votuesve të majtë. E njëjta situatë ishte edhe në Mallakstër dhe deri diku edhe në Lezhë dhe në Vorë. Ndërsa në Gjirokastër e në Berat, kandidatët e LSI-së fituan, por me vështirësi – ndërkohë që duhej të kishin fituar lehtësisht.

Në qoftë se PD-ja do të kishte hyrë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, do të ishte përballur me të njëjtin problem. Në disa bashki do të duhej të pranonte kandidatë të përbashkët të koalicionit, të propozuar nga parti si LSI-ja dhe PDIU-ja. Përndryshe, këto të fundit nuk do ta nënshkruanin marrëveshjen e koalicionit opozitar.

Por a do të shkonin në kutitë e votimit, fjala vjen, të gjithë zgjedhësit e djathtë të Beratit, për të votuar për një kandidat të LSI-së? Apo të gjithë zgjedhësit e djathtë të Rrogozhinës për një kandidat të PDIU-së? Apo të gjithë zgjedhësit e djathtë të Gjirokastrës për një kandidat të të LSI-së? E kështu me rradhë…

Me pak fjalë, epërsia në letër e opozitës në 31 bashki do të shndërrohej në një tigër prej… letre. Dhe pastaj do të fillonin akuzat e ndërsjellta për “pazar Roskoveci” (siç filluan pas zgjedhjeve të 2015-ës). Dhe uniteti i tanishëm i koalicionit do të shkërmoqej – kur vjen puna për pushtet, dihet që partitë tona janë gati të nxjerrin thikat retorike. Si rrjedhojë, do t’i pakësoheshin gjasat që koalicioni opozitar të shkonte paskëtaj i bashkuar në zgjedhjet e mëpasme – ato parlamentare.

Dy zgjedhje në një ditë, objektiv i realizueshëm?

Objektivi i shpallur i opozitës qysh prej 16 shkurtit është zhvillimi i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë (pasi Edi Rama të jetë larguar nga kryeministria). Në këtë mënyrë, fërkimet brenda koalicionit do të pakësoheshin, sepse të gjithë votuesit e PD-së do të shkonin në kutitë e votimit, të nxitur nga ideja e marrjes së pushtetit qendror nga partia e tyre, pavarsisht se në nivel lokal do t’u duhej të votonin, aty-këtu, për ndonjë kandidat të LSI-së apo PDIU-së.

Por problemi është se Edi Rama nuk po jep shenja se ka ndërmend të largohet nga zyra e tij, pavarësisht protestave të opozitës. Nga ana tjetër, nuk ka shenja se kanceleritë perëndimore do t’i ushtrojnë atij trysni që të largohet. Përkundrazi, ato vazhdojnë ta njohin legjitimitetin e postit të tij dhe po bëjnë thirrje që zgjedhjet lokale të zhvillohen të qeta në 30 qershor, pavarsisht nga mospjesmarrja e disa partive. Dhe në qoftë se ky qendrim i tyre nuk ndryshon, edhe zgjedhjet lokale do të njihen si legjitime, pavarsisht nga incidente të ndryshme që mund të regjistrohen ditën e zgjedhjeve.

Në një skenar të tillë, partive opozitare do t’u duhet të presin të bashkuara zgjedhjet parlamentare të rradhës. Por jashtë sistemit…

g.kosovari

Next Post
Një tjetër ikonë largohet, Daniele De Rosi e mbyll me Romën

Një tjetër ikonë largohet, Daniele De Rosi e mbyll me Romën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com