• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-së mund t’i besohet po të zhbëjë 2008

by Ben Andoni
01/02/2019 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për çdo ditë, Partia Demokratike, po mundohet të shfrytëzojë çfarëdo elementi për t’i dhënë fund qeverisjes së lodhur të PS-së. Nga ato që referohen dhe provohen, duket se qeverisja e Edi Ramës është shumë problematike. Argumentet e dobëta që përdorin njerëzit e tij më shumë po e fundosin dhe po tregojnë se mandati i dytë i PS-së është lindur i dështuar, që në krye të rikonfirmimit të dytë.

PD-ja, sikur të mos ketë bërë të njëjta gabime, ka mundur të harrojë të gjithë handikapet dhe gabimet e shkuara, ndërsa tani po shfaqet dhe po pretendon se është parti e shpresës së shqiptarëve. Por, pikërisht këtu, Garda e pakët e vjetër e mbetur e saj dhe të rinjtë po harrojnë një gjë të madhe: Partia Demokratike nuk ka bërë Mea Culpën për atë qeverisje të dobët dhe sjellje gati armike për shumë kohë me popullin e vet. Një gjë, që në një mënyrë apo tjetër po e përsërit PS-ja që ka mohuar dukshëm të varfrit, fashën e saj, që ia dikton ideologjia.

A mund të ketë shpresë për PD-në? Është vetëm një shpresë dhe ajo lidhet me vitin e largët 2008, kur pushtetari i racës Sali Berisha shtrëngoi duart me kryetarin atëherë karizmatik të PS-së, Edi Rama. Për një moment, ata harruan baltosjen natyrale ndaj njëri-tjetrit dhe treguan fytyrën e vërtetë  të politikës shqiptare: Kulisat mbi parimin. Qysh atëherë, kryetarët e PD-së dhe PS-së janë sovranë në partitë e tyre dhe mbi jetën e vendit, kurse pushteti i partive të vogla është nul. Kryetarët e partive të mëdha përcaktojnë gjithçka se kush do të jetë dhe kush nuk do të jetë deputet, por ndërkohë vendosin për gjithçka, duke e bërë të pamundur çdo përpjekje alternative.

Pas zgjedhjeve të vitit 2015 u diskutua për një kompromis të ri, por megjithë variantet kjo nuk u arrit, paçka se u fol deri në një koalicion të gjerë PS dhe PD që do çonte drejt kryerjes së një reforme zgjedhore. Gjithsesi, në fund, mbrëmjen e 17 majit 2017, sikur të mos kishte ndodhur asgjë Edi Rama për PS dhe Lulzim Basha për PD, realizuan një marrëveshje të re, por që në fakt, tregoi thjesht se ndihu për të dalë nga qorrsokaku liderin e Opozitës Lulzim Basha dhe u dha dërrmën partive të vogla.

Në fakt, ajo që po kërkohet shpesh direkt dhe indirekt është që të dy partitë kryesore të bëjnë zgjidhjen e marrëveshjes të vitit 2008 dhe t’i japin fund listave të mbyllura, ku votohet me sy mbyllur për njerëz deridiku anonimë. Për fat të keq, megjithë premtimet, në asnjë nga kampet kryesore politike nuk ka as edhe përpjekjen më të vogël për ta zhbërë. Pikërisht, atë që është Thembra e Akilit e parlamentit tonë dhe që e ka bërë Kuvendin e Shqiptarëve, një nga institucionet më pavlerë të historisë së parlamentarizmit shqiptar. Nëse PD-ja do e propozonte zhbërjen e marrëveshjes së 2008, në valën e këtyre pakënaqësive të arsyeshme ndaj pushtetit të PS-së, do të ishte një tregues real se ajo vërtetë po ndahet me të shkuarën. Pikërisht atë që e bën të njëllojtë me PS-në e sotme për të ngjallur shpresë. (Javanews)

Next Post
Radhën e ka FIFA, ‘qeveria e futbollit’ sulmohet nga hakerat

FIFA rimodelon 'Botërorin e Klubeve', pritet edhe rikthimi i Kupës Interkontinentale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In