• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Sadri Abazi ka marrë tender të paligjshëm prej 1,73 miliardë lekësh

by Aalison Pearse Stevens
24/08/2016 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Sadri Abazit. Në një deklaratë të zëdhënëses Ina Zhupa thuhet se Edi Rama ka vendosur të japë akoma më shumë nga  paratë e shqiptarëve Sadriut qe ai t’i përdorë për të blerë vota. Sipas Partisë Demokratike Abazi ka marrë një tjetër tender prej 1,73 miliardë lekësh për rikonstruksionin e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër, ndonëse dy kompani të tjera kishin bërë ofertë 200 milionë lekë më pak.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa
Duke ndjerë humbjen e thellë të 11 shtatorit, Edi Rama ka  vendosur të japë akoma më shumë nga  paratë e shqiptarëve Sadriut qe ai t’i përdorë për të blerë vota.
Vetëm dy ditë më parë Sadriu i Ramës ka marrë një tjetër tender në kundërshtim me ligjin prej 1.73 miliard lekësh për rivitalizimin e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër. Oferta e kompanisë “ALKO Impex”, ishte 220 milion lekë më shumë se oferta më e ulët.

Por Edi Rama nuk do t’ia dijë për ligjin, nuk do t’ia dijë për lekët e shqiptarëve. Shqetësimi i tij i vetëm është që Sadriu të blejë sa më shumë vota në zgjedhjet në Dibër, ndaj dhe nuk ndalen tenderat korruptivë  për të.

220 milionë lek më shumë që Rama i fal Sadriut, mjaftonin për të paguar 3170 pagesa papunësie për mijëra familje në gjendje të rëndë ekonomike në Dibër,  mund të përdoreshin për të punësuar 987 dibranë me pagë minimale nga lista prej mijëra te papunësh në Dibër. Me 220 milionë lekë të korrupsionit Rama-Sadri, mund të paguheshin 1447 pensione mesatare ne qytet ose 2632 pensione mesatare në fshat.

Por Edi Rama e ka treguar se nuk e ka prioritet qytetarin, e aq më pak dibranët që i urren dhe i përbuz.  Ndaj dibranët ia bënë të qartë dje me braktisjen totale, se koha e Edi Ramës ka mbaruar. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.

ma.me

Next Post
Ukraina shënon 25 vjetorin e pavarësisë

Ukraina shënon 25 vjetorin e pavarësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In