• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Rama të kërkojë ndjesë, e ka mbushur administratën me krminelë

by A R
04/06/2016 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk ndalet me akuzat në drejtim të kryeminsitrit rama për inkriminimin e administratës.

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë Forumit të Gruas Socialiste se në PS-së nuk ka kriminelë, por është rritur numri i grave dhe vajzave reagoi edhe Partia Demokratike.

Përmes një deklarate zyrtare PD i kërkon Ramës që të ulet dhe të kërkojë ndjesë ndaj shqiptarëve për personat që ka futur në parlament.

Ja deklarata e PD:

Për Edi Ramën, tipat si: tutorë, përdhunues, trafikantë droge, rrëmbyes personash, vrasës, nuk janë kriminelë.

Edhe sot, në një mbledhje me gratë socialiste ai nuk pati zor të deklaronte se kriminelë nuk ka në partinë e tij.

E thotë ditën kur çdo shqiptar, dhe veçanërisht çdo grua, vajzë, nënë, pret nga Edi Rama një ndjesë, një falje, pse ai mban në pushtet, vazhdon ta ushtrojë pushtetin me përdhunues e tutorë.

Nuk kërkon ndjesë, nuk u zë as emrin në gojë. Ndërkohë që Rroshi e Bushi, Prenga e Ndoka, e dhjetëra e qindra si këta që gjenden në krah të Edi Ramës, janë plagët e realitetit sot.

Në atë sallë ku ishin mbledhur gratë socialiste, mungojnë dy zonja nga Lezha. Mungojnë sepse u larguan me dhunë nga lista e deputetëve për t’i hapur rrugën Arben Ndokës, i dënuar me 7 vite burg në Itali për prostitucion dhe rrëmbim personi.

Mirëpo kjo nuk bën më përshtypje në forumet e Edi Ramës, kaq shumë e ka vënë mbi parti rrasën e inkriminimit, e ka kthyer në model, në trend, në orientim.

Në vend se gratë të kërkonin llogari për dy zonjat nga Lezha që janë përjashtuar për t’i lënë vendin trafikantit të femrave, në vend se t’i thonin ku e ke vendimin për shkarkimin e Rroshit të dënuar në Itali për përdhunim në grup, ato ulin kokën dhe dëgjojnë kakarisjen e fëlliqur të atij, pikërisht të atij që e mbushi partinë me kriminelë.

Jo vetëm partinë po zyrat publike, institucionet, parlamentin.

Ku janë kriminelët? Në çdo zyrë të pushtetit të Edi Ramës. Nuk ka shqiptar që nuk e di këtë, nuk ka shqiptar që nuk i njeh. Vetëm një e mohon. Autori, krijuesi, ai që i qëmtoi me dorën e tij, i mori për të ardhur në pushtet e për të ndarë sot me ta pushtetin. Edi Rama ka zgjedhur të sfidojë shoqërinë, ligjin, dekriminalizimin, çdo normë morali në vend, duke afruar me shpejtësi fundin e tij, e bashkë me të të tutorëve, vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve të drogës.

Next Post

Gugu zbulon se cila pornostare e tërheq seksualisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In