• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Rama i dhuron 700 mln lekë djalit tjetër të Valentina Leskaj-t

by A R
08/11/2015 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike përmes Sekretares së saj për marëdhëniet me publikun, Grida Duma, ka hedhur akuza drejtuar nënkryetares së kuvendit, deputetes Socialiste Valentina Leskaj, duke thënë se djali i saj ka marrë para nga OSHEE, për një trajnim të punonjësve. Bëhet fjalë Besnik Leskaj, kjo pasi PD denoncoi disa ditë më parë edhe djalin tjetër të nënkryetares së kuvendit duke thënë se kishte fituar tenderin për linjën e transportit hekurudhor të naftës.

“Pikërisht nga paratë e gjakut të shqiptarëve të mbledhura me dhunë e me kërbaç, me burg, kryehajduti i Edi Ramës, Ardian Çela, i jep paratë paratë e të pamundurve djalit tjetër të zonjës Leskaj, për mirë trajtimin  ndaj stresit, për punonjësit e OSHEE.
700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor.
Ja ku janë dokumentat.
700 milionë lekë për ABKONS, për Besnik Leskaj, për një trainim 4 mujor të punonjësve.
175 milionë lekë në muaj, ose afërsisht 6 milionë lekë në ditë i jep Edi Rama djalit të zonjës Leskaj, nga paratë e gjakut të shqiptarëve të marra me dhunë e me kërbaç prej OSHEE-së.
Fondi limit ishte 720 milionë lekë, dhe ofertuesi i vetëm është  djali i tjetër i zonjës Leskajt me 700 milionë lekë. Gjithçka e mirëkalkuluar që paratë të ndahen, të shkojnë sipas porosisë së shefit të madh.
Ju kujtojmë se për zonjën Leskaj ka një kërkesë në Kuvend për mbarimin e mandatit, pasi djali tjetër i saj ka marrë hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet, dhe kjo e bën mandatin e deputetes së Ramës të pavlefshëm, sipas Kushtetutës.
E keni dëgjuar Edi Ramën që thotë shtet, shtet, po bëjmë shtet.
Ky pra është shteti i Edi Ramës.
Shteti më i korruptuar në ballkan, më i pamëshirshëm  i ngritur nga kryeministri më i korruptuar në Ballkan.” Përfundon fjalën Grida Duma.

Next Post

Obama refuzon ndërtimin e tubacionit të naftës që do lidhte SHBA me Kanadanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit”- Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror!

“FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit”- Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror!

September 25, 2026
Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

September 25, 2026
Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

September 25, 2026
Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

September 25, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

“Jo propagandë, përgjegjësi dhe transparencë”- PD reagon për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël!

September 25, 2026
Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

September 25, 2026
Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

September 25, 2026
Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

September 25, 2026
“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

September 25, 2026
Italia aprovon draftin, në mungesë të krahut të punës do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

Rregulla të reja në zonën “Schengen”, Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken edhe shqiptarët!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com