• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD-PS pakt kundër Salianjit”, Azgan Haklaj: Berisha shiti edhe Gaz Bardhin, nuk ja përmendi kot prangat

by S T
18/10/2024 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Fatmir Merkoçin dhe Azgan Haklaj nga Demokratët Euro-Atlantikë debatuan në lidhje me ngjarjet e fundit në politikë.

Diskutimi nisi për përplasjen e djeshme të PD dhe opozitës në Kuvend me Gardën dhe FNSH. Haklaj theksoi se këto përplasje vijnë pasi SPAK po godet politikën.

“Do të ketë goditje të mëdha. SPAK po godet 360 gradë. Luftën e kanë me SPAK. Rama me Berishën e kanë luftën me SPAK. Shtetet e Bashkuara nuk lejojnë të goditet investimi i tyre. Të gjithë kanë probleme me SPAK. Lufta në parlamenti e stisur. Të shohësh dy deputetë të policisë duke qëlluar policiën e pafalshme. Po ashtu dhe ardhja e FNSH nuk lejohet. Kemi dhe përplasje institucionet. A je i përjashtuar, pse shkon te ai institucion? Djeg xhaketën, ka skenë më të turpshme”, tha Haklaj.

Merkoçi e shikon me shumë shqetësim ardhjen e FNSH në një territor ku nuk iu lejohet të hyjnë pa thirrjen e Gardës aq më tepër kundër deputetëve.

“Nuk lejohet dhe nuk ka rregullore që parlamenti të rrethohet me hekura dhe me persona të tjerë. Ata që ishin brenda janë pjesë e pozitës dhe pjesë e këtij skenari. Nuk duhet të kishin bërë veprim dhe të kishin dalë para dhe ti kërkonin ambasadave si vend i NATO ardhjen dhe zbrasjen çlirimin e atij Kuvendi. Nuk është godinë, por institucioni më i lartë i këtij vendi. Ti nuk mund ti ndalosh përfaqësuesit e këtij populli. Puç institucional dhe shkelje kushtetute. Deputetë duhet të bëjnë kallëzim në SPAK. Jo vetëm jashtë por edhe brenda nuk lejohet askush përveç deputetëve. Të thuash hap seancën duke qenë prezentë forca të armatosura. Nuk kanë mandat për tu futur brenda”, tha avokati për Studion Live.

Ndërsa Haklaj vijon me idenë e bashkëpunimit PD-PS që sipas tij pati dhe një flijim të përbashkët, Evin Salianji, ndërsa paralajmëroi se i radhës do jetë Gazment Bardhi.

“Unë them jam në akord. Bashkëpunimi nis tek Salianji. Sepse e shitën. Berisha shiti dhe Gaz Bardhin. Kur tha mos prekni Gaz Bardhin. E kishin mundësinë e amnisitisë. Amnistuan 115 veta. Po Berisha tha që për 3 muaj mund të arrestohet Gaz Bardhi. Ka paralajmëruar arrestime të reja. SPAK po i trondit”, u shpreh Haklaj.

Sa i përket qeverisë teknike, Haklaj shton se thjesht palët duan të ndajnë mandatet.

“Qeveria teknike, thjesht duan të ndajnë mandatet. Sapo SPAK mbylli dosjen për Berisha, Rama doli me shashkën e krijimit të shtetit bektashi. Pra nxitjen e asosacionit të Kosovës. E nxori si shashkë. Pastaj solli Erdoganin në Shqipëri ku shpalli xhihadin në Tiranë kundër SHBA dhe Izraelit. Rama e goditi rëndë Erdogani në palcën e kryeqytetit. Kam thënë që në 2025 fushata elektorale do jetë fushatë fetare”, tha ai.

Next Post
Grushti ndaj kolegut socialist në Parlament, Nallbati paraqitet në SPAK: S’kam goditur njeri. Më tërhoqi dhe e tërhoqa…

Përfundoi në SPAK për dhunën në Kuvend, Nallbati: Mazhoranca po ngjall frikë, prezenca e policisë e paligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

Ankimimi për dënimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit në Hagë

September 29, 2026
Muzeu Marubi pjesë e nismës Archivi Aperti

Muzeu Marubi pjesë e nismës Archivi Aperti

September 29, 2026
Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

September 29, 2026
Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

September 29, 2026
Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë -

“Konflikti do të jetë ndryshe dhe më i shkurtër”, Lavrov kërcënon Evropën: Është në luftë me ne, me ndihmën që i jep Kievit

September 29, 2026
“Nën presidentin Trump, aleancat tona më të forta”- Wendt nis detyrën në Tiranë, Ambasada e SHBA: Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

“Nën presidentin Trump, aleancat tona më të forta”- Wendt nis detyrën në Tiranë, Ambasada e SHBA: Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

September 29, 2026
“Mashtrim publik nga Kushtetuesja”- Rrëzimi i kërkesës së PD-së për Avokatin e Popullit, Bardhi sulmon Gjykatën: Iu shmang transparencës, e papranueshme!

“Mashtrim publik nga Kushtetuesja”- Rrëzimi i kërkesës së PD-së për Avokatin e Popullit, Bardhi sulmon Gjykatën: Iu shmang transparencës, e papranueshme!

September 29, 2026
Në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armën plot, arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

September 29, 2026
Politikani francez: Netanyahu shkaktoi një seri ngjarjesh katastrofike në Lindjen e Mesme -

“Mos u ngatërroni me ne!”- Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, nëse ata bëjnë gabim dhe na sulmojnë…

September 29, 2026
“Ambicia jonë, jo vetëm të jemi anëtarë të NATO-s”- 75 oficerë nga Shqipëria e Kosova nisin tre kurset profesionale, Nufi: Investim për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit

“Ambicia jonë, jo vetëm të jemi anëtarë të NATO-s”- 75 oficerë nga Shqipëria e Kosova nisin tre kurset profesionale, Nufi: Investim për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com