• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD – PS, 20 vjet kompromise anti-kushtetuese

by
10/05/2015 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Niazi Jaho

Rasti 1  Kushtetuta, që u miratua në nëntor të vitit 1998, sanksionoi edhe nenin 154, ku bëhej fjalë për përbërjen dhe mënyrën e zgjedhjes të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Konkretisht: dy anëtarë zgjidheshin nga Kuvendi, dy nga Presidenti i Republikës dhe tre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD). Përmbajtja e këtij neni u pasqyrua edhe në kodin zgjedhor që u miratua në vitin 2000. Në vitin 2002, opozita e atëhershme kundërshtoi procedurën e zgjedhjes të anëtarëve të KQZ-së me pretendimin se kjo mënyrë zgjedhjeje ishte në favor të mazhorancës. Për kapërcimin e këtij ngërçi bllokues në nenin 22 të kodit zgjedhor të vitit 2003 u ndryshua procedura e zgjedhjes të anëtarëve të KQZ-së. Presidenti i Republikës dhe KLD-ja duhet të mbështeteshin dhe të kishin parasysh propozimet e partive politike përkatëse. Synimi i këtij ndryshimi ishte balancimi relativ politik i përbërjes së KQZ-së. Kjo procedurë, në fakt, ashtu siç theksohej edhe në raportet e OSBE/ODHIR, e kthente Presidentin dhe KLD-në në “vulosës” të propozimeve partiake. Para dhe pas këtij ndryshimi pati reagime, por ato nuk u përfillën. Duke filluar nga viti 2004 (në rekomandimet e përbashkëta të OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit të Venecias) si dhe në raportet e OSBE/ODHIR-it, 2005-2007, të hiqej vëmendja nga kjo procedurë duhej të rishikohej sepse binte ndesh me nenin 154 të Kushtetutës. Por ato nuk u morën parasysh. Në dhjetor të vitit 2008, që u miratua Kodi i ri Zgjedhor, dhe neni 154 ishte shfuqizuar, anëtarët e KQZ-së, që si rrjedhim nënkuptonte edhe ndikimin ndaj tij sipas linjave partiake. Efektet e këtij ndryshimi mendoj se u ndjenë në mënyrë evidente në dy zgjedhjet e fundit.
Rasti 2 Në kodin zgjedhor të vitit 2003, u miratua dispozita që përcaktonte procedurën e zgjedhjes të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë (neni 163 i kodit të atëhershëm dhe neni 146 i kodit në fuqi). Sipas dispozitave të mësipërme Kolegji Zgjedhor prej tetë vetash, zgjidhej me short nga gjyqtarët e tjerë. Neni 163 i kodit të mëparshëm, ashtu si dhe neni 146 i kodit në fuqi, u jepnin të drejtë dy partive parlamentare më të mëdha të mazhorancës dhe dy partive parlamentare të opozitës, që të përjashtonin nga një gjyqtar që rezultonte fitues nga shorti pa paraqitur asnjë arsye përse kërkohej ky përjashtim. Reagimet në atë kohë evidentonin faktin se kjo procedurë cenonte pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa nga KLD-ja që ishte dhe është “qeveria e gjyqësorit” nuk u dëgjua asnjë kontestim, megjithëse zgjedhja e kolegjit bëhej nën drejtimin tij. Në ato kohë u tha se kjo bëhej për të rritur besimin partiak, në fakt ky ishte një tjetër kompromis në dëm të parimit kushtetues që përmendëm më lart. Vërejtjet e paraqitura në këtë drejtim nga OSBE/ODHIR-i dhe Komisioni i Venecias në raportet 2004-2007 nuk u morën parasysh. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që në raportin e OSBE/ODHIR-it të vitit 2009, në një nga rekomandimet, në mënyrë kategorike thuhet: Të hiqet kjo dispozitë.
Rasti 3 Si në kodin zgjedhor të vitit 2003 dhe në kodin në fuqi, gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor u garantohet një mbrojtje e veçantë, jo në aspektin e jetës apo paprekshmërisë së tyre, por në ndalesën ligjore që ndaj anëtarëve të kësaj gjykate gjatë periudhës për të cilën është krijuar kolegji nuk duhej të merrej asnjë masë disiplinore. Në atë kohë, edhe për këtë çështje, pati disa reagime, sepse kjo dispozitë binte ndesh me parimin kushtetues të barazisë para ligjit (neni 18). KLD-ja, edhe në këtë rast, nuk dimë të jetë prononcuar.
Rasti 4  Në vitin 2004, sidomos mes dy partive politike më të mëdha, lindi përsëri konflikti i lidhur me balancimin politik të KQZ-së. “Për ta” ekuilibruar këtë, u tentua të jepte dorëheqjen ndonjë nga anëtarët e KQZ-së. Kjo nuk u arrit. Për kapërcimin e këtij ngërçi u arrit kompromisi, që binte ndesh me kushtetutën dhe me vetë kodin zgjedhor. U vendos që t’i ndërpritej mandati para kohe një anëtari të KQZ-së. Meqë një veprim i tillë ishte flagrant në gazetën “Panorama” botova shkrimin: “Një precedent me pasoja të dëmshme”. Po në këtë gazetë, dikush që trajtonte këtë çështje, më kritikonte se këtë problem unë e kisha vlerësuar në mënyrë të ngushtë, se nuk kisha pasur parasysh kryesoren, dobinë e kësaj marrëveshjeje që zhbllokoi situatën. Përgjigjja ime ishte korrekte dhe e shkurtër: “Më hoqët mundësinë të polemizoj, sepse ju çështjen e trajtoni politikisht, ndërsa unë juridikisht”.

Rasti 5 Në kodet zgjedhore të periudhës 2000-dhjetor 2008, ka një kapitull të veçantë “për referendumet”. Në fakt, ky kapitull, edhe pse është në fuqi, nuk është përfshirë në kodin e vitit 2008. Në vitin 2004, OSBE/ADHIR-i dhe Komisioni i Venecias kanë rekomanduar të rishikohen thuajse të gjitha dispozitat e këtij kapitulli (për dy nene vërejtjet janë të natyrës kushtetuese). Në fakt, asnjë nga këto dispozita nuk është rishikuar. Siç duket ajo që u ka interesuar më pak dy partive më të mëdha është organizimi i referendumeve të përgjithshme apo lokale. Do të ishte absurde të pretendohej se në këto 12 vitet e fundit nuk ka qenë e nevojshme të zhvillohej asnjë referendum i tillë.

Rasti 6 Në vitin 2007, me konsensusin e gjerë parlamentar, dy partitë më të mëdha parlamentare ranë dakord të kënaqin dy partitë e vogla parlamentare, me qëllim që edhe ata të kishin një anëtar në KQZ. Për këtë, u pa me vend që të ndërhyhej në kushtetutë, në nenin 154 të saj (tani i shfuqizuar). Numri i anëtarëve të KQZ-së, nga shtatë që ishte, u rrit në nëntë. Në atë kohë botova shkrimin: “KQZ” 7-ta u bë 9-të”. Flitet dhe bëhen deklarata për të qenë tepër të matur ne ndryshimet kushtetuese, por siç del nga shembulli i mësipërm, interesat e ngushta konjukturale partiake “justifikojnë” edhe ndërhyrjet e rëndomta.
Rasti 7 Në 21 prill 2008, me një nxitim të paparë brenda pak orëve dhe në ambiente të mbyllura, që përjashtonin çdo lloj transparence, u ndërhy në 11 nene të kushtetutës (64, 65, 67, 68, 87, 88, 104, 105, 149, 153 dhe 154). Partitë e vogla u mënjanuan. Publikut të gjerë i mungonte informacioni. Pati disa reagime, por ato nuk u përfillën. Projekt amendamentet u miratuan. Kuvendi nuk shfrytëzoi të drejtën që ato të dërgoheshin për vlerësim edhe në referendum.

Për shkak të mosplotësimit të kuorimit (1/5 e deputetëve) nuk u arrit që projekt amendamentet kushtetuese t’i nënshtroheshin referendumit (këtë të drejtë e garanton neni 177 i kushtetutës). Në këtë drejtim, siç dihet, nuk pati sukses as nisma e lëvizjes “për mbrojtjen e kushtetutës” që synonte organizimin e një referendumi. Gjykata Kushtetuese u shpreh se organizimi i referendumit për çështje kushtetuese duhet të jetë në përputhje me nenin 177 të kushtetutës.

Pas kësaj, në shtypin e përditshëm dhe në disa emisione televizive u bënë kritika për nenet e ndryshuara, sidomos për ato që kishin të bënin me zgjedhjen e presidentit dhe mocionet e besimit dhe mosbesimit. Por pati edhe nga ata që i konsideruan të drejta dhe të nevojshme këto ndryshime. Lidhur me ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008, si dhe për disa çështje të tjera, paraqet interes libri i Prof. Luan Omarit, “Ndarja e pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese”, botim i vitit 2011.

Rasti 8 Në dhjetor të vitit 2008, siç u përmend më lart, u miratua kodi zgjedhor që është në fuqi. Sipas nenit 67 të këtij kodi, kryetarëve të partive politike u është dhënë e drejta që kandidaturën e tyre ta paraqesin në një apo më shumë zona zgjedhore. Ky është një privilegj që bie ndesh me nenin 18 të kushtetutës. Pas afro një viti (në vitin 2009) OSBE/ODHIR, bën vërejtje për këtë dispozitë.

Sipas njoftimeve në media, përfaqësues të opozitës janë shprehur për nevojën e ndryshimeve në kushtetutë dhe në veçanti për rishikimin e nenit 87, ku bëhet fjalë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Menjëherë pas kësaj (gjithmonë sipas njoftimeve të shtypit), përfaqësues të mazhorancës janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese.

Duke pasur parasysh faktin se Kushtetuta nuk është monopol i asnjë partie, pavarësisht se ajo miratohet në Kuvend dhe ndryshohet po nga Kuvendi, publiku i gjerë mendoj se ka të drejtë të njihet si me argumentet e njërës palë, ashtu dhe me ato të palës tjetër. Praktika e akuzave të ndërsjella, aq më tepër kur kemi të bëjmë me çështje ligjore dhe kushtetuese, mendoj se nuk do të kontribuonte në nxitjen dhe inkurajimin e debatit konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

Është e drejtë e gjithsecilit të shprehet ashtu siç ai mendon. Mendimi i kundërt duhet respektuar edhe kur mund të mos jesh dakord me të. E rëndësishme është të paraqiten argumente pa paragjykime dhe pa politizimin e problemit.

 

Next Post

Anijet e Zogut, një histori abuzimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In