• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD prezanton Shehun në Dibër, Basha: Rruga e Arbrit përfundon nën qeverisjen tonë

by A R
26/08/2016 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike çeli sot fushatën në Dibër ku u prezantua kandidati për kryetar bashkie Sherefedin Shehu. Në takimin elektoral ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili u ndal gjerësisht në atë që është kthyer në një prej pikave kryesore të kësaj fushate, “Rruga e Arbrit”. Basha tha se ky projekt do të realizohet nga demokratët në qeveri, duke shtuar se ai kur të jetë kryeminsitër do mbështesë projektet e Sherefedin Shehut kryebashkiak.

“Kam ndjekur programin e prioritetet që ka shpalosur Sherefedini dhe nesër si kryeministër do mbështes çdo projekt të kryebashkiakut të Dibrës.Vitin tjetër ne do jemi në pushtet dhe do përfundojmë të gjitha projektet duke përfshirë këtu edhe rrugën e Arbrit.Ne do përfundojmë rrugën e Arbrit, fatkeqësia më e madhe për dibrën shqipërinë e rrugën e Arbirt ishte rilindja, e varrosi këtë rrugë, sic varrosi çdo projekt për Shqipërinë. Ai i bën rrush e kumbulla paratë e buxhetit. Ai i harxhon për fasada e orendi, mobilime e godina qeveritare. S’ka bërë asnjë rrugë, ato që iu thotë ju janë gënjeshtra dhe gënjeshtrat e tij janë përçmimi për dibranët. Mencuria dibrane është virtyt kombëtar, ti mbash me gënjeshtra do të thotë ti përçmosh”, tha Basha.

Më tej akuzoi kryeminsitrin Rama se e la Dibrën në harresë. basha deklaroi se rama i mashtroi sa për votat, por DIbra është zhytur në varfëri.

“Erdhi në Peshkopi e nuk iu kërkoi falje dibranëve, e shau dhe e fyeu ish-kryetarin e tij, a thua se nuk ishte ai që tha se Xhelili do rilindte Dibrën. Nuk iu tha pse e hoqi Canin nga Ministër i Financave. E hoqi se iu bë pengesë për të vjedhur taksat me koncesionin e vëllait të tij. Nuk iu tha pse u prish projekti me kinezët për rrugën e Arbirit, por ai e shpalli tre herë se u mbyll kontrata dhe punimet nuk filluan, sepse deshi pazare por pazari u prish me kinezët, për Pazar iu prish rruga e Arbrit. Për Skavicën nuk u tha gjë, sepse është korruptim me turqit. Sot ka një arsye, një emër që shpreh respektin tim dhe PD për Dibrën, Sherefedin Shehun që ka nderuar Shqipërinë. Dibra do të ketë kryebashkiakun më të nderuar e të zotin, një njeri të ndershëm. Ai përfaqëson shqiptarin e fortë. Shehu përfaqëson dibranin me karakter. Ai punon për njerëzit, jo për miqtë e klientët. Njeri pa interesa biznesi, Dibra nuk ka nevojë për biznesmenë, por punë e dinjitet. Ai ka pjekurinë, aftësinë, përvojën e durimin dhe nderin që i duhet Dibrës e gjithë Shqipërisë. Nuk është njeri i fjalëve, por është njeri i punës. Kandidojmë në Dibër me një program konkret, ndaj kemi një kandidat e profesor të nderuar, njeri që kishte karrierë të sigurtë, por zgjodhi të shërbejë në Dibër sepse lidhja e dibranëve është detyrimi që ndjen dhe i tillë është Sherefedini” tha Basha./a.m.

Next Post
Sot ditëlindja e Nënë Terezës, ja aktivitetet e ditës së shenjtërimit

Sot ditëlindja e Nënë Terezës, ja aktivitetet e ditës së shenjtërimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

February 19, 2026
“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

February 19, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

February 19, 2026
Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

February 19, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

February 19, 2026
Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In