• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD për reportazhin e “Rai 3”: Shqipëria, parajsë e krimit dhe drogës

by Java News
09/08/2019 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, duke thënë se nën drejtimin e këtij të fundit Shqipëria është bërë parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, deklaroi në një dalje për media se dokumentari i televizionit italian “Rai 3” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ
Dokumentari i televizionit publik italian Rai 3, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se Shqipëria është qendra e shpërndarjes në Europë të kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës dhe Afganistani.

As heshtja e Edi Ramës, as fshehja e Sandër Lleshajt dhe as mashtrimet e Ardi Veliut nuk e ndryshojnë dot të vërtetën e mësuar ndërkombëtarisht se Shqipëria operon si një narkoshtet.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare.

Me zë dhe figurë drejtuesit e antimafias italiane pohojnë se vendi ynë është kthyer në qëndër të trekëndëshit të trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri, bazë e tranzitit të drogës nga Afganistani si dhe vend ku kultivimi i kanabisit është 5-fishuar krahasuar me një vit më parë, me një qarkullim monetar prej 3 miliard euro në vit.

Edi Rama hesht për veprën e tij “Kanabistan 2019”, sepse, me mbështetjen e tij, Shqipëria, veçanërisht Tirana, është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e miliardave të drogës.

Dyshja që helmoi shqiptarët me drogë dhe me gaz, që nuk lënë rast pa sulmuar qytetarët e vet, nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë, jo më të veprojnë kundër mafias me të cilën po qeveris mbi miliardat e drogës. Shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e krimit të organizuar dhe kriminelëve të kërkuar në Europë është një akt i rëndë kundër interesit kombëtar.

Për një vend të qeverisur në ortakëri me mafian që trafikon drogën nga Amerika Latine, Afganistani dhe Kolumbia, Bashkimi Europian nuk ka për të hapur negociatat e anëtarësimit. Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare e Edi Ramës. Në Tetor nuk ka negociata me Bashkimin Europian, sa kohë kemi një qeveri që është ortake me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shqipëria mund të hapë derën e Europës vetëm duke larguar nga drejtimi i vendit organizatën kriminale të Rilindjes dhe kryeministrin, që ka blerë pushtetin me paratë e trafikut të kanabisit, heroinës afgane dhe kokainës kolumbiane.

Shqipëria mund të hapë derën e Bashkimit Europian vetëm duke ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin, ata që me krimin dhe paratë e drogës blenë zgjedhjet.

Shqipëria e hap derën e integrimit vetëm me prangat në duart e atyre që e kanë kthyer vendin në bazë të trafikut të drogës nga Amerika Latine e Afganistani drejt Europës. /l.m

Next Post
Tarifat Roaming, Bregu: Shih faturën e telefonit në korrik dhe na kujto

Tarifat Roaming, Bregu: Shih faturën e telefonit në korrik dhe na kujto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com