• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, peng i akcizës “Berisha”!

by Enxhi Hoxha
01/04/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enxhi Hoxha

Një karosel grotesk me afishim dështimin e paekuilibruar nga propaganda memetike “ne vijojmë luftën” ngulmoi të mos ndalet në paepurinë e rrebeshit individual që rrëmbeu si peng represiv demokracinë kombëtare. Një biçim finish-i i refuzuar marrëzisht në trajektoren e tentativave don-kishoteske për të zbrapsur deklamacionin e kapitullimit politik nga Basha&Co, katandisi në derexhen e pashoq, lokomotivën e opozitarizmit shqiptar. Avullimi i zbehtë veshur me turp partiak i grupimit “Basha” u noterizua mbrëmjen e djeshme, kur lypset nën vendimin e togave të zeza, adresimi i vulës e selisë në direksionin e “Grupit të Rithemelimit”. Fermentimi i shkretimit të aksionit “Basha”, e legjitimoi atë si dirigjent i tingujve të vajtimit politik!

Pakkush do të besonte se metastaza e turit të orkestruar nga Berisha s’do të përligjej thjesht si alternativë në sitën e 6 Marsit, por do të afirmohej nën tagrin e shumicës së pakontestueshme që vlon mbi fragmentarizimin e paprecedentë të demokratëve. Devijimi nga konjuktura e së mendueshmes në kutitë e votëbesimit lokal, risolli në skenën e lidershipit të së djathtës, fuqiplotë Sali Berishën. Një strateg i kahershëm i teatrit atdhetar, që as inskenimi i definimit rrufe i përtej oqeanit nuk e asgjesoi politikisht, u rikthye në seli me krenari të sfumuar, por të mjaftueshme për t’i bërë karshillëk Gazmend Bardhit e Enkelejd Alibeajt. Dy ish-navigatorë të shtabit “Basha”, të shkarkuar sipas statutit Berishian të 11 Dhjetorit, që pasi reflektuan aleancën e kuvenduar fajësisht me Bashën, varen në degën e të vetmit filiz argumentativ që e mban Berishën larg PD-së, vendimit “Non-Grata”. Të instruktuar nga një matematicien i pakoaliduar si Basha, dy funksionarët e lartë s’mund të kalkulojnë lëvizjet diabolike të Berishës për spastrimin e etnicitetit “Basha”. Uria e furishme për lidership, logo e seli në prag të 80-ave, qartësisht nuk bëhet në emër të vetëflijimit për çlirimin e partisë, por për të pamundësuar prangat mbi duar.

Paçka se skaleta e aksiomave eksplicite të Berishës s’duhet të përligjet, sot askush s’mund t’i mbyllë derën e partisë. Çertifikimi i shifrave të 6 Marsit, ndonëse në kah të kundërt me këshillat obliguese të Amerikës, i veshi blindat mbi supe Bashës e parimisht dekoroi kupolën e Berishës si prijëse të demokratëve. Filozofia e një të padëshiruari nga “Departamenti i Shtetit”, operon si gangrenë antiperëndimore në aktualen e së djathtës, me premisë se ky transaksion nuk i shërben së ardhmes. Të mbijetuarit e stuhisë represive “Basha”, s’mundet asesi t’i kerkojnë Berishës përjashtimin nga gara për kreun e PD-së, me çdo mëkat mbi zymtësinë e së shkuarës mbartur në ndergjegjen e puhizuar, zgjedhjet dhe verdikti gjyqësor ia japin këtë të drejtë. Ky klan i vogël me tabel nderi Tabakun, Dumën, Salianjin e Alibeajn, është edhe më i papajtueshëm në optikën e demokratëve se anëtarët e “Rithemelimit”. Vendimi i një lideri të kalibrit të lartë, i cili ka jetuar mes privilegjesh politike të çdo posti, duhej të vetënoterizonte tërheqjen dhe hapjen e partisë për prurjet e reja që do të stabilizonin linjat diplomatike me partnerët strategjik. Ky akt kërkon autokritikë politike e reflektim moral të gjerë, veti që Berisha ka dëshmuar se nuk i gëzon, përkundrazi në emër të vetes ai bën kurban çdo obstruksion interferues.

Kjo re e zezë mbi strehën e demokratëve, kërkon filiza të rinj, spostim të çdo aktori politik të së shkuarës, hapësirën e nevojshme për kapilarizimin e rrezeve pro-perëndimore të frymës që refuzon reminishencat e së shkuarës! Tutela e totalitarizmit autoritar duhet të fshihet nga leximi i së tashmes, sepse akciza “Berisha” është barrë e ushqimit progresiv politik të demokratëve. Një formatim i ri lypset të çlirojë pengun…

Next Post
Arrestimi i Bllakos, reagon SPAK: I thamë Policisë ta kishte në mbikëqyrje, u kap në 3:30 të mëngjesit

Arrestimi i Bllakos, reagon SPAK: I thamë Policisë ta kishte në mbikëqyrje, u kap në 3:30 të mëngjesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In